Garat Mbarëkombëtare të Enigmatikës, zgjidhje dhe përpilim, në “Flaka e Janarit 2023”
Revista e enigmave, gjëzave të llojeve të ndryshme, (fjalëkryqa, rebuse, anagrame, plotësore, rrokjesore etj.), “Horizonti” – lindi në muajin Janar, (15 janar 1981), në Flakën e Janarit të 1981, (me shkronja: njëmijëenëntëqindetetëdhjetëenjë).
Atëbotë, “Horizonti” ishte revistë e vetme në gjuhën shqipe për enigmatikë, revistë e veçantë me gjëza, enigma, kashelashe e me enigma moderne dhe, njekohësisht revistë e specializuar e Sportit Cerebral, pra e Sportit Mendor.
Shkruan: Zijadin V. Hasani
“Horizonti”-n e botoi Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani, e themeluar më 4 tetor 1980, falë angazhimit të redaksisë së saj: Zijadin V. Hasani, Xhelal Selmani, Rasim Vllasaliu, Fadil Dërmaku, Xhevat Ruhani, Faik Shkodra, Shemsedin Kryeziu, Abdylmexhit Selmani, Rexhep Hasani, Avdush Canaj, Xhemail Halili, pastaj vijnë Enver Hajrullahu, Arbëresh Dalipi, Nexhat Hajrullahu, Riza Bërbatovci, Ismail Gagica.
Me shkrime, artikuj dhe angazhim, revistën “Horizonti” e ndihmuan Hasan Bunjaku, Ibrahim Kadriu, Sabit Rrustemi, Beqir Musliu etj. Horizonti në fillim doli me tirazh modest prej 2 mijë ekzemplarë, derisa arriti tirazhin prej 20 mijë ekzemplarë, e që vinte menjëherë pas gazetës sonë të njohur e të përditshme, “Rilindja”.
“Horizonti” në rrugëtimin e saj u mbështet edhe nga personalitete të rëndësishme të kulturës, shkencës, letërsisë e publicistikës, si Mehmet Halimi, Zijadin Munishi, Baftijar Kryeziu, Ibrahim Kadriu, Nuhi Ismajli, Beqir Musliu, Fahredin Behxheti etj. Falënderim i veçantë i takon recenzentëve të numrit të parë të revistës, Ali Huruglica dhe Muharrem Shahiqi.
Ndihmesë të veçantë në nxjerrjen e rregullt të “Horizonti”-t kanë dhënë bashkëpunëtorët tanë: Hamid Kryeziu, Sejdi Bilalli, Ymer Shabani, Ramadan Zaplluzha, Fehmi Mustafa, Agim Metbala, Adem Gashi, Nazmi Pllana, Arber Halilaj, Amir Gashi, Bashkim Bytyqi, Enis Shaqiri, Xhelal Abrashi, Naser Ramadani, Ridvan Bunjaku, Enver Maliqi, Sherif Selimi, Fakete Abrashi, Fehmi Hoxha, Fazli Latifi, Lumturie Muhaxheri, Skender Telaku, Hajrulla Çeku, Hidajet Spahiu, Islam Zuzaku, Erton Namoni, Ismet Shkodra, Xhemail Veseli, Gëzim Gjini, Skender Tullumi, Rasim Misku, Vehbi Bashota, Xhelal Salihu etj.
Roli dhe rëndësia e enigmatikës dhe “Horizontit”?
Enigmatika si formë specifike e krijimtarisë kulturore, mendore definohet si shkathtësi e perpilimit dhe zgjidhjes së enigmave. Marrë parasysh përfshirjen në enigma të sajuara të ngjarjeve, personaliteteve nga shkenca, kultura dhe shkenca, enigmatika mund te merret si gazetari, publicistikë, sport mendor dhe shkencë. Promovimi, shënimi, i ngjarjeve, personaliteteve nga historia, shkenca e kultura, a nuk janë detyra të gazetarisë e publicitikës?
Pastaj enigmatët sajojnë enigma të rimuara, poetike, merren me studimin e llojeve të ndryshme të enigmave, hulumtojnë historikun e enigmatikës në periudha të ndryshme të zhvillimit njerëzor. Pra mbrojnë tema diplomimi dhe tema doktorature nga lëmia e enigmatikës.
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”, si botuese e revistës “Horizonti”, si bashkim vullnetar, ka për qëllim zhvillimin e krijimtarisë artistike në fushën e letërsis, gazetarisë dhe Arsimit joformal. Perveç rolit themelor për ‘lojë dhe argëtim’, enigmatika posedon dhe dimensione tjera: -është ‘gjimnastikë’ e mendjes, ‘lojë shpirtërore’.
Sot enigmatika aplikohet, futet në programe mësimore nëpërmjet kompeticioneve, garave për të konfirmuar dijen e nxënësve.
Enigmatika, gjithashtu po zgjerohet në fushën e enciklopedistikës, leksikografisë dhe linguistikës, pasi që struktura e enigmave moderne përfshinë të dhëna nga thesari i tërësishëm i diturisë njerëzore.
Rolin mësimor – edukativ të enigmave e kanë vërejtur pedagogët e vjetër, si Pestaloci, por dhe pedagogët e sotëm, ndaj variantet e ndryshme të enigmave, sot i aplikojnë nëpër shkolla mederne në vende të ndryshme në botë.
Një nga synimet kryesore të enigmatëve është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës letrare dhe shkrimit shqip. Shfrytëzimi, aplikimi i fjalëve “të fjetura“ në fjaloret e ndryshme, në vepra e publikime të ndryshme, për sajimin e gjëzave, i japin gjallëri këtyre fjalëve dhe shprehjeve të shumta frazeologjike të shqipes.
Pra, sot shkollat moderne, të përparuara, gjëzat apo enigmat i konsiderojnë mjete të rëndësishme mësimore e didaktike në arritjen e diturive.
Shoqata jonë “Ndre Mjeda” dhe Revista “Horizonti”, me përvojën e fituar ka organizuar gara – kampionate kombëtare në zgjidhjen dhe përpilimin e enigmave.
Ekipi i Shoqatës “Ndre Mjeda” dhe Revistës “Horizonti” ka dhënë një ndihmesë në themelimin e Federatës Botërore të Enigmatikës (“ëorld Puzzle Federation”) dhe ishte disa herë pjesemarrës i Kampionateve Botërore në zgjidhjen e enigmave, (ëorld Puzzle Championship)!
Ndihmes e veçantë e Redaksis së Revistes “Horizonti” është popullarizimi dhe zhvillimi i enigmatikës në përgjithësi, si dhe asaj shqiptare në veçanti, duke sajuar e botuar gati të gjitha llojet e enigmave të njohura, përkthimi, përshtatja në gjuhën shqipe, botimi i artikujve të parë në gjuhën shqipe për mënyrën e përpilimit të enigmave, si dhe botimi i literaturës për enigmatikë.
Anetarët e Shoqatës “Ndre Mjeda” dhe Revistës “Horizonti”, si ekip përfaqësues i Kosovës kanë marrë pjesë në disa Kampionate Botërore, në zgjidhjen e enigmave logjike, si:
- Kampionati 6-të (WPC), nga 23 deri 28 shtator 1997, i mbajtur në Koprivnica – Kroaci;
- Kampionati 7-të (WPC), nga 25 deri 27 tetor 1998, në Stamboll – Turqi;
- Kampionati 8-të (WPC), nga 6 deri 11 nëntor 1999 në Budapest – Hungari;
- Kampionati 11-të (WPC), nga 24 deri 29 shtator 2002 në Oulu – Finlandë;
- Kampionati 12-të (WPC), nga 14 deri 19 tetor 2003 në Arnhem – Holandë;
- Kampionati 13-të (WPC), nga 12 deri 17 tetor 2004 në Opatia – Kroaci;
- Kampionati 18-të (WPC), nga 3 deri 8 nëntor 2009 në Antali – Turqi!
Së fundi, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani dhe Revista “Horizonti” do të organizojnë Garat e Enigmatëve në Zgjidhjen e Enigmave dhe në Përpilimin e Enigmave.
Ky event organizohet në kuadër të Manifestimit “Flaka e janarit 2023” më datë 28 janar në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”.
Redaksia e Revistës “Horizonti” ftonë enigmatët e mbarë hapësirës shqiptare, si dhe dashamirët e enigmatikës, (Gjkëzëtarisë) në vend, më datë 28 janar të jenë dëshmitarë të kësaj ngjarje të veçantë nga fusha e enigmatikës.