Lideri i opozitës Gjilanase, Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”
Nëse qëndrojnë pohimet se veprimet janë ato që bëjnë individin ‘lider’, pavarësisht mbështetjes dhe fuqisë politike, atëherë në Gjilan, Kushtrim Kadriu, Këshilltar Komunal nga radhët e Partisë “Vatra”, është i pakontestueshëm për këtë rol apo epitet. Madje, në saje të performancës, ai bindshëm mbanë epitetin e “liderit” të opozitës.
Ndër vite është zëri më i dëgjuar kritik i skenës politike, madje kampion i pakonkurrencë në këtë rrafsh, porse asnejhërë nuk ia doli të jetë zë kritik nga qeverisja komunale.
Edhe pse shumë i ri për të marrë timonin e një partie, Kushtrim Kadriu këtë tashmë e ka “sport të stërvitur” dhe fare komod ndihet në fronin e liderit të një subjekti politiktë regjistruar, me të cilin në zgjedhjet e fundit ka garuar, “Partia “Vatra” që mbledhë rreth vetes kryesisht votues e militantë nga Lugina e Preshevës, pasi proklamon se mbronë të drejtat e tyre thaujse një dekadë, e mbase edhe më gjatë.
E “Vatra” është e përfaqësuer në strukturën aktuale të Kuvendit Komunal me një këshilltar, vet kryetarin e saj, Kushtrim Kadriu. Ndonëse ka besuar që së paku dy kandidatë do t’i ketë një nomenklaturën përfaqësuese, rezultatet zgjedhore e kanë nxjerrë me aq fuqi.
Ndonëse roli i Kadriut ka mundur të jetë shumë më i madh, mbase edhe vendimtar, sikur t’i ishte bashkuar strukturës që udhëheqë me qeverisjen komunale, ai ka zgjedhur të vazhdoj veprimtarinë në opozitë, edhe pse pozitë aktuale qeberisëse ishte opozitë edhe atëherë kur z. Kadriu ishte ‘zë’ i fuqishëm kundër pozitës së mandatit të kaluar. Madje-madje disa herë ishte përfolur për një nismë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje e me disa këshilltarë tjerë, mbase asokohe të zhgënjyer apo mbase edhe të ‘anatemuar’ nëpër partitë e tyre.
E për koincidencë, ka rastisur që z. Kadriu sërish të zhvilloj veprimtarinë e tij nga kampi opozitar, ku duket se me gjasë “ia ka marrë dorën”, siç thuhet në diskursin e përditshmërisë, ndaj edhe ndihet më rehat e më komod aty!
Aktivitetet kryesore të veprimtarisë së tij politike gjatë vitit 2022
Kadriu në këtë vit nuk i ka lënë asgjë rastësisë. Ai është ‘kujdesur’ që me “syrin vigjilent” t’i përcjellë të gjitha zhvillimet në komunën e Gjilanit, ndërsa nuk i ka lënë anash vërejtjet, kritikat, sygjerimet e polemikat lidhur me çështje të ndryshme që e kanë përcjellë komunën e Gjilanit, institucionet tjera komunale e jetën publike në përgjithësi.
“Gjatë vitit 2022 aktiviteti kryesore ishte krijimi i urave të komunikimit me qytetarët ku për 7 muaj aktivitet në asamblenë e Gjilanit, në media e në institucione ngritëm rreth 360 tema, ndërsa pjesa e dytë e vitit 2022 ka pasur për aktivitet kryesor çështjen e kthimit në kuvend të asambleistëve, apo sic është shprehur, “kthimi në vendet tona të punës për të cilat dhe u votuam”.
E përkitazi me këtë çështje ai kohë më parë mbase ka bërë veprimin më simpatik nga tërë fushëveprimtaria politike, duke inskenuar ‘pastrimin” e ulëseve e tryezave të vendeve të punës së deputetëve, pasi ka pasur disa muaj që Kuvendi Komunal nuk ka mbajtur nuk ka arritur të mbajë seancë tw paraparw mujore.
Biografia e ‘opozitarit të përhershëm’, Kushtrim Kadriu
Wshtë 31 vjeçar, i lindur më 5 gusht 1991 në Gjilan. është jurist i diplomuar ndërsa Aktivizmin shoqëror e filloi në vitin 2003, fillimisht si sekretar i Këshillit të Nxënsëve në Shkollën Fillore ‘Selami Hallaqi’.
Në vitin 2005 është zgjedhur kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Nxënësve të Gjilanit, ndërsa më 2007 kryetar i Komisionit për Mbrojten e të Drejtave të nxënësve në Gjimnazin ‘Zenel Hajdini’, ku ishte anëtar i kryesisë së shkollës.
Veprimtaria e tij organizative ka vijuar më tej kur në vitin 2009 zgjidhet anëtar i kryesisë së RDK-së në Gjilan dhe kryetar i Forumit Rinor të Shoqatës “Vatra”. Në vitin 2010 fillon punë në Bibliotekën “Fan S. Noli’’ në Gjilan dhe zgjedhet zëdhënës i Iniciativës Qytetare Lëvizja Qytetare “Vatra”, kurse më pas, në vitin 2013 kandidon për asamble komunale.
Në vitin 2014 Kadriu zgjedhet anëtar i Komitetit për Kadastër të Kuvendit të Gjilanit dhe emërohet koordinator i parë i Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pranë zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit. Në vitin 2015 zgjedhet kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar në Kuvendin e Gjilanit dhe njëherit zgjedhet nënkryetar i parë i Lëvizjes “Vatra”, për t’u zgjedhur kryetar i këtiij institucioni në vitin 2016, madje njihet si kryetari më i ri i një subjekti politik në Republikën e Kosovës sipas raportit të KQZ-së.
Kadriu është i certifikuar për intervenime të shpejta në raste të fatkeqësive natyrore nga KFOR-i amerikan, në bashkëpunim me institucionet e vendit; në zgjedhjet lokale 2017 fiton mandat në asamblenë komunale të Gjilanit; nga janari 2018 ushtron detyrën e këshilltarit politik në MTI; nga janari 2020 është emëruar kryetar i SSHCK dega në Gjilan; në zjedhjet lokale të vitit 2021 fiton përsëri mandat në asamblenë komunale të Gjilanit.
Ai është hartues i rezolutës për Luginën e Preshevës, miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 15 qershor të vitit 2013. Është i martuar dhe jeton me nënën e vëllaun. Flet gjuhën angleze.