Largohet barrikada e fundit në Zupç të Zubin Potokut
Barrikada e vendosur për disa ditë rresht në fshatin Zupç të Zubin Potokut është larguar të premten nga disa persona.
Personat të cilët larguan kamionët e vendosur në rrugë kishin kapuça dhe një pjesë të fytyrës të mbuluar.
Ndërkaq, të enjten janë larguar disa barrikada si në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe një në Komunën e Zubin Potokut.
Ndryshe, kjo barrikadë është vendosur nga grupet kriminale të cilët veprojnë në veri të Kosovës, pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.