Monday 9 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Orëndreqësi shqiptar Rexhep Rexhepi fiton çmimin më të lartë në GPHG 2026

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

Sky Sport: Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas

Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan përfundon edhe me shenjëzimin, parashihet aneks-kontratë për finalizimin e projektit

REVOLTA ARTISTIKE BARDH FRANGUT

371 kandidatë në garë për 34 pozita të prokurorëve të rinj të shtetit

Gjilani i dha lamtumirën e fundit Bajram Isufit: “Kujtimi yt do të jetojë mes nesh”

Kurti: Gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën, 07.11.2026

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

 Vargje që shihen nga një prizëm tjetër
Kulturë Lajme Opinione

Vargje që shihen nga një prizëm tjetër

26 December 2022 0 Comment 5 min read

AA

(Pak fjalë për vëllimin e posa botuar të Hevzi Mustafës, “Dhembja mban emrin tënd” që doli ditë më parë në dritë, nga Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU).

Shkruan: Muhamet Halili

Hevzi Mustafa, nuk është emër i panjohur për dashamirët e fjalës së shkruar. Ai me poezitë, por edhe me tregimet e tij, ka kohë që si fllad vere, ka depërtuar në shpirtin e lexuesit. Krijimet e tija letrare kanë gjetur hapësirë në portale e revista, por edhe janë vlerësuar në ngjarje të ndryshme kulturore – letrare, madje duke marr vëmendjen e jurive dhe duke u shpërblyer, në Gjilan e gjetiu.

Për kënaqësinë tonë si krijues e lexues, këto ditë ai e solli në dritëpërmbledhjen e parë me poezi, “Dhembja mban emrin tënd”, përmes shtëpisë botuese “Beqir Musliu”.

Nga pikëpamja e renditjes tematike, kjo përmbledhje poezish, është e strukturuar brenda shtatë kapitujve a cikleve, me një karakteristikë duke lënë jashtë kapitujve poezinë, “Ëndërr hyjnore” me të cilën nis libri për ta përmbyllur me një poezi katër vargëshe, Egërsi” e cila përmbyll ciklin e fundit si dhe krejt këtë vëllim poetik me një dilemë që mbetet edhe më tej e hapur: pse ende nuk e hëngër njeriu ujkun apo ujku njeriun.

Përndryshe, vëllimi poetik “Dhembja mban emrin tënd” strukturohet prej shtatë kapitujve a cikleve: Etno, Le të pres dashuria, Ekskluziivisht në Kullë, Nën palmë kokosi, Glemte fragmenter, Orkidea ime dhe Vetmia më gdhend.

Mustafa me vargun e tij, nuk është pesimist, edhe pse një nga poezitë e tija të kësaj përmbledhje mban një titull të ngjashëm “Pesimizëm”, por është një lloj rebeli, një “inatxhi” që ia shpif morali i rrejshëm i shoqërisë sonë, koncepti për atdhedashurinë, dashurinë, femrën…

Për Mustafën njerëzit rrugëtojnë, por nuk e dinë ku shkojnë, andaj ai në këtë botë të rrejshme nuk ngarendë pas famës dhe shkëlqimit sepse nuk i duhen, më tepër “jeton” sot për nesër, i irrituar nga shoqëria demagoge, për të treguar atë se nëse nuk mund të ndryshojë rrjedhën, rri në anën e kundërt të demagogjisë.

A. R. KATANA

Poezitë të cilat vlen të veçohen janë poezia: Kur pushtova qiellin, Legjendat, Rilindur në Helsingør, Mikeshës nga Armenia, Mungesë prezervativi, Dhembja mban emrin tënd, e ndonjë tjetër.

Me botimin e këtij vëllimi poetik, që njëherësh është edhe libri i tij i parë, stimulohet krijimtaria e krijuesve të rinj, nxirrët në pah talentI, përurohen vlera dhe ofrohen për lexuesit vargje që shihen nga një prizëm tjetër.

Botimi i këtij libri është me interes për faktin se poezitë e Mustafës e pasurojnë më tej letërsinë shqipe dhe fuqizojnë edhe më shumë vlerat e përgjithshme letrare-nacionale e më gjerë. 

Share This:

Tags: Hevzi Mustafa Muhamet Halili Vezhgime kritike
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

Dy çmime ndërkombëtare për “Dancing House” nga

8 November 2026
Kuriozitete

Orëndreqësi shqiptar Rexhep Rexhepi fiton çmimin më

8 November 2026
Lajme

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj

8 November 2026
Opinione

Musa I. Ahmeti – HOGOSHTI – FSHAT

8 November 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem

24 April 2025

Ky i fundit, pasi e ka uruar Muhametin për librin e tij më të

Kulturë Lajme

Zhytje e thellë – tregim

23 April 2023

Në nderim të 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit. Muhamet HALILI Që në

Lajme

Vargje që shihen nga një prizëm tjetër

19 March 2023

(Për vëllimin e parë poetik të Hevzi Mustafës, “Dhembja mban emrin tënd” që doli

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.