Arjola Demiri, protagoniste në filmin “Klithma” që “rrëmbeu” 5 çmime ndërkombëtare
Film që ka marrë pesë çmime ndërkombëtare, “Klithma”, bazuar në ngjarje të vërtetë që flet për traumat psikologjike pas luftës në Kosovë!
Ajo u bë më e njohur për publikun që nga pjesëmarrja në serialin vendor, “O sa mirë”. Bëhet fjalë për aktoren nga Tropoja, Arjola Demiri, e cila në serialin e lartpërmendur kishte rolin e ‘Xhbanes’. Që nga atëherë, ajo është komentuar mjaft shumë edhe për paraqitjen e jashtme.
E njejta së fundmi është bërë pjesë e Big Brother Vip, ndërkohë që rrëfeu shumë të pathëna nga jeta e karriera profesionale.
Arjola Demiri, e cila paraqitet në rolin kryesor krahas Hazir Hazirit, shprehet e kënaqur me projektin e parë të saj në rol kryesor.
“Kam nderin të nderuar miqtë e mi t’iu prezantoj filmin tim të parë me metrazh të shkurtë, si protagoniste, “Klithma”, me regjisor Korab Lecaj”, ka thënë ajo drejtuar fansave në rrjete sociale.
Ndërsa iu është drejtuar fansave me thirrje duke iu preferuar ta shohin filmin, i cili, nga aspekti përmbajtësor mëton të sjellë para audiencëns një pjesë të dramës tragjike të popullit të Kosovës nga regjimi serb i viteve 90-të.
“Shikim të kendshem 🥰… Dhe dua përshtypjet tuaja me komente mbi filmin 🙏🏼, ka apeluar ajo te përcjellësit e saj në facebook.