Argjentina fiton testin e fundit para Kupës së Botës, shkëlqejnë Messi e Di Maria kundër Emirateve të Bashkuara Arabe
Argjentina e ka zhvilluar ndeshjen e fundit para Kupës së Botës që do të mbahet në Katar, ku ka mposhtur me shifrat 5-0 Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dhabi, argjentinasit fituan nën drejtimin e dyshes Angel Di Maria dhe Lionel Messi.
Lojtari i Juventusit shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Lionel Messin teksa kombëtarja amerikano-latine shënoi katër gola në pjesën e parë.
Goli e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi i Man Cityt, Julian Alvarez, pas asistimit të Leo Messit.
Pastaj ishte radha e Di Marias që shënoi dy herë, për të mbyllur pjesën e parë me golin e Messit.
Në pjesën e dytë, Argjentina mendoi për të ruajtur yjet dhe përzgjedhësi Scaloni bëri zëvendësime të shumta.
Në minutën e 60-të, Joaquin Corrrea realizoi edhe golin e pestë për të vulosur fitoren.
Argjentinës tashmë është gati për Kupën e Botës në Katar, ku Lionel Messi me shokë janë shortuar në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.
Argjentina ndeshjen e parë e zhvillon më datë 22 nëntor ndaj Arabisë Saudite.