Friday 30 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për anëtarin e ndjerë, Luan V. Kurtalanit

Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Gjykata Supreme merr vendim: Policia s’ka të drejtë të konfiskimit të patentë-shoferit më shumë se

LAJM I NDJERË: NDËRRON JETË LUAN KURTALANI, DJALOSHI I DASHUR I LAGJES KAMNIK

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN E QENDRËS SË KOMPOSTIMIT

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë

Ka male, akullnaja, atmosferë të hollë dhe 5 satelitë natyrorë, por, pse Plutoni nuk është

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE PRONARI I NJËRIT NGA LOKALET MË TË DASHURA

Miratohet mbështetja financiare prej 85,000 euro për NPL “Tregu” në Gjilan

DREJTORIA E SHËNDETËSISË NË GJILAN FINALIZON HAPËSIRAT PËR PENSIONISTËT

 Ekskluzive: Giresse telefonon yjet, Kosova me shumë ndryshime në ndeshjet e muajit nëntor
Sport

Ekskluzive: Giresse telefonon yjet, Kosova me shumë ndryshime në ndeshjet e muajit nëntor

3 November 2022 0 Comment 4 min read

AA

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, disa ditë para fillimit të Kampionatit Botëror.

Grumbullimi i Dardanëve do të filloj më 14 nëntor, derisa sfidat do të jenë ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, derisa e para ndaj Armenisë luhet më 16 nëntor, derisa ajo e dyta me Ishujt Faroe tre ditë më vonë.

Por në këtë grumbullim pritet të ketë shumë risi në listën e përzgjedhësit të Kosovës, Alain Giresse.

Trajneri francez nga e hëna deri në të mërkurën ka telefonuar yjet kryesorë të Kosovës për t’i treguar se nuk do t’i grumbullojë për këto dy miqësore.

Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht se Giresse ka telefonuar dhjetëra futbollistë që kanë bartur barrën kryesore në ndeshjet e fundit për t’i konfirmuar se do t’i lë pushim për këto dy sfida, pasi qëllimi i tij është t’iu jap rast futbollistëve që kanë luajtur më pak dhe do të ketë emra të rinj në listë.

Kapiteni i Dardanëve, Amir Rrahmani nuk do të grumbullohet shkaku i lëndimit, derisa bashkë me të nuk pritet t’i bashkohen Kosovës në këtë grumbullim as futbollistët kryesorë si Muriqi, Hadergjonaj, Vojvoda, Rashani, Celina, Rashica, Dresevic, Aliti, Bytyqi, Muslija, Zeneli e të tjerë.

Sipas Telegrafi.com, marret vesh se në këtë grumbullim do të ketë disa emra të rinj te Përfaqësuesja e Kosovës, futbollistë që nuk janë ftuar kohëve të fundit apo emra që do t’i bashkohen për herë të parë Dardanëve.

Pritet që nga Giresse të ketë edhe ftesa për lojtarët nga Superliga e Kosovës ku së fundmi ishin grumbulluar Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu e Ilir Krasniqi. Kësaj treshe pritet t’i bashkohet edhe Armend Thaqi e futbollistë të tjerë nga skuadrat e Superligës së Kosovës.

Gjithashtu në listë pritet të jenë edhe dy ish-futbollistët e Ballkanit që tani po luajnë me plot sukses në Evropë si Jetmir Topalli që po shkëlqen në Superligën e Turqisë me Istanbulspor apo Arbër Hoxha në atë të Kroacisë me Slaven Belupo e Mirlind Daku që është top shënues në Slloveni me Muran.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse pritet që ta publikojë listën me futbollistët e ftuar për këto dy takime në ditët e ardhshme.

Share This:

Tags: Futboll Giresse Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

NJOFTIM MORTOR i grupit “INTELEKTUALËT 1998” për

30 October 2026
Lajme

Rasti i Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori

30 October 2026
Lajme

Gjykata Supreme merr vendim: Policia s’ka të

30 October 2026
Lajme

LAJM I NDJERË: NDËRRON JETË LUAN KURTALANI,

30 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton

28 October 2026

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje,

Futboll Sport

Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, zgjedh Kosovën

26 October 2026

Kosova ka arritur një sukses të madh duke siguruar shërbimet e talentit premtues të

Lajme

Ceremonia e betimit: Kosovës i shtohen sot

23 October 2026

Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e betimit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.