Wednesday 15 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna zhvillon takim me subjektet politike

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i kabinetit

Abdixhiku hap rrugën për Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit

Dhimbje e madhe: U nda nga jeta Petrit Xhevdet Kallaba, zëri i ri i kulturës

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Spiropali reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: “Ky nuk është mendim politik, është barbarizëm

Fillon asfaltimi i rrugës Breznicë–Muhoc, projekt që lidh malësinë e Bujanocit me Kamenicën e Gjilanin

Kamenicë: Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësuesit e Swisscontact për fuqizimin ekonomik të grave

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ProCoders Center

Drita kërkon sonte kualifikimin në “Fadil Vokrri”, gjithçka mbetet e hapur ndaj Kauno Žalgiris

 Të dielen rikthehet Ora verore
Kulturë

Të dielen rikthehet Ora verore

23 March 2022 0 Comment 5 min read

AA

Në orët e para të ditës së diel rikthehet ora verore. Në orën 02.00 të mëngjesit të 27 marsit akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Ora do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit. Arsyet e këtij ndryshimi tashmë dihen: shfrytëzimi më shumë i dritës së diellit dhe kursimi i energjisë. Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Nata e kësaj të shtune do të vërtetojë se pranvera është këtu, por çfarë ndodh dhe si e përballojmë ndryshimin e orës para?

Gjatë gjithë javës ke ndier nevojën për të fjetur edhe një orë më shumë dhe vetëm tani e kupton se mëngjesi do të jetë një orë më pak. Veçse mos harro se “pranvera është përpara”…

Propozimi u paraqit për herë të parë në Paris nga Benxhamin Frenklin, një nga “etërit themelues” amerikan. Frenklin (1706-1790), ishte i apasionuar pas shkencës (ai shpiku rrufepritësen) gjatë gjithë jetës së tij tij. Një projekt ekonomik për të ulur koston e energjisë, botuar në “Journal de Paris” (1784), e avancoi më tej propozimin origjinal.

Asokohe, orët nuk ishin aq të përhapura sa sot, dhe nuk kishte as hekurudha (linja e parë hekurudhore u ndërtua në vitin 1825). Shkurtimisht, nevoja për të sinkronizuar minutat, nuk ishte aq vendimtare, sa do të kishte qenë në shekullin e XIX, e megjithatë por fillonte të ndjehej.

U nxit nga Revolucioni Industrial

Fabrikat, që po përhapeshin gjithnjë e më shumë (revolucioni i parë industrial në Angli, nisi rreth vitit 1770), imponuan ritme të ndryshme pune, krahasuar me ato të shoqërisë bujqësore. Dhe rezultati ishte se në mëngjes, kur drita e diellit mund të shfrytëzohej, njerëzit ishin ende në gjumë.

Ndërsa mbrëmjeve, qirinjtë dhe llambat e naftës përdoreshin për të ndriçuar natën, para se njerëzit të shkonin të flinin. Benxhamin propozoi të nxiste (ose më mirë të detyronte) popullatën të ngrihej herët në mëngjes, për të përfituar nga drita e diellit. Po si? Për shembull duke taksuar llampat, racionuar qirinjtë, ndaluar qarkullimin natën, dhe instaluar nëpër rrugë pajisje të zhurshme që binin çdo mëngjes.

Kursimi i energjisë

Sugjerimi i Benjamin Frenklinit, ra në vesh të shurdhër. Por ai u rimorr në konsideratë në fillim të shekullit XX (1907) nga anglez Uilliam Uilet, që ia propozoi zyrtarisht parlamentit britanik. Dhe meqë kursimi i energjisë gjatë luftës ishte diçka e rëndësishme, në vitin 1916, ndryshimi i orës hyri në zbatim. Ai u zbatua jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Itali dhe vende të tjera evropiane.

A funksionon vërtet?

Sot, jo të gjithë bien dakord mbi dobishmërinë e ndryshimit të orës. Sidomos, për shkak se nevojat e botës së industrializuar kanë ndryshuar shumë, që nga koha e Benjamin Frenklinit.

Dhe ajo që ne kursejmë në faturat e energjisë, me një përdorim më të paktë të ndriçimit (gjithnjë e më efiçent), harxhohet sërish nga një numër pajisjesh elektrike dhe elektronike, që konsumojnë energji pa marrë parasysh orët e dritës, ose që tentojnë të qëndrojnë ndezur për një kohë më të gjatë (duke filluar që nga kondicionerët). Edhe për kërë arsye, ka nga ata që propozojnë shfuqizimin e orës verore:kjo çështje është tani në përgjegjësinë e Bashkimit Evropian./Mediakos/

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026
Lajme

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i

15 July 2026
Arte Pamore

Artistët restaurojnë muralin gjigant të Messit në

15 July 2026
Futboll

Sonte spektakël: Anglia apo Argjentina, kush do

15 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Parlamenti ukrainas shkarkon qeverinë, nis riformatimi i

15 July 2026

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar dorëheqjen e kryeministres Yulia Svyrydenko, duke shkarkuar qeverinë dhe

Arte Pamore Kulturë

Artistët restaurojnë muralin gjigant të Messit në

15 July 2026

Një mural prej 534 metrash katrorë në anën e një ndërtese në qendër të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.