Takimi Huruglica–Qela: Fokus te projektet dhe rezultatet konkrete
Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Jeton Qela.
Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit ekonomik dhe avancimit të proceseve në nivel lokal.
Huruglica theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve është thelbësor për arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme.
Ai bëri të ditur se në takim është biseduar edhe për përshpejtimin e proceseve në Komunën e Gjilanit, si dhe për mbështetjen e nismave të reja, me fokus në realizimin e projekteve që sjellin rezultate të shpejta dhe konkrete për qytetarët.
