Tuesday 13 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 Qeveria e Kosovës nis procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja
Lajme

Qeveria e Kosovës nis procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja

23 March 2022 0 Comment 5 min read

AA

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike.

Një gjë e tillë u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se pas gjithë polemikave se ky projekt nuk do ti jepet Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në përmes programit “Kompakt” të MCC-së, Kosova do të përfitoj mbi 200 milionë euro në sektorin e energjisë.

Kam kënaqësinë që pas gjithë atyre polemikave dhe fjalëve të paraqes para jush kërkesën për miratimin e nismës për programin kompakt me MCC-në për marrëveshje të bashkëfinancimit. Për këtë marrëveshje të bashkëfinancimit nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e SHBA-së janë angazhuar dhjetëra persona në Uashington dhe Kosovë. Ministria e Financave dhe Transfereve ka punuar ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë që ka qenë bartëse e negociatave për të siguruar bashkëfinancim në një program që pritet të kapë shumën mbi 200 milionë euro e që për Kosovën kjo shënon 2.5% të GJDP-së”, tha Murati.

Ai shtoi se prioritet kryesor i kësaj marrëveshje është sigurimi i qëndrueshmërisë së sektorit energjetik, duke siguruar rezerva në energji.

Në anën tjetër, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bëri të ditur se nga ky projekt, Kosovës për 15 vite do t’i ofrohen investime të cilat do të jenë në të mirë të stabiliteti energjetik.

Ajo shtoi se ku kompakt projekt pritet që të hidhet për votim në bordin e MCC-së në qershor të këtij viti.

“Sado që gabimet e qeverive të kaluara kanë ndikuar që të kemi një gjendje të mjerueshme në sektorin energjetik ne do të shënojmë kthesë në këtë sektor. Unë besoj që ne të gjithë në Qeveri mendojmë që është koha që të sigurohemi që duhet lënë pas një infrastrukturë të sistemit energjetik në mënyrë që gjenerata e ardhshme të mos përballen me kriza energjetike. Ka qenë kënaqësi të punoj me ekipin në Uashington dhe atë të Kosovës për këtë marrëveshje. Ne do të shënojmë kthesën në investim në infrastrukturë dhe në qershor të 2022 hidhet në votim në bord të MCC-së. Mund të siguroj që kapaciteti do të jetë më shumë se 150 megavat”, tha Rizvanolli.

Kujtojmë se SHBA-ja kishte propozuar që t’ia ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të MCC-së.

Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit.

Perndryshe partneriteti i Kosovës me agjencinë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit është themeluar në dhjetor 2015. Në takimin vjetor të kësaj agjencie, Bordi i MCC-së i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka përzgjedhur Kosovën për të zhvilluar programin ‘kompakt’ të ndihmës, program i gjerë investimi mbi 300 milion dollar.

Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së është udhehequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes Jahjaga, zhvillimi i programit të MCC-së i është bartur Qeverisë së Kosovës. Bartja e procesit në Qeveri ka treguar sfidat për aftesinë e qeverisë të përballet me një proces të rëndësishëm duke ndikuar në vonesat në formimin e ekipit nacional të Kosovës dhe akuzave për politizim të procesit. Në dhjetor 2016, si rezultat i rënjës në indikatorë, Bordi i MCC-së e uli programin për Kosovën për një kategori më poshtë, përkatësisht në programin “threshold”.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive

13 May 2025
Futboll

FSHF – njoftim: “Nuk do të ketë

13 May 2025
Futboll

Gjilan: Kreu i Komunës, Alban Hyseni: “Shihemi

13 May 2025
Marketing

Gjilan: Buxhetimi me Pjesëmarrje po fillon

13 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive

13 May 2025

13 May, 17:26 Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e

Futboll Kampionati Botërorë Sport

FSHF – njoftim: “Nuk do të ketë

13 May 2025

FSHF do të hapë aplikim për shitjen e biletave në ndeshjen me Serbinë. Ndërkohë

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Gjilan: Kreu i Komunës, Alban Hyseni: “Shihemi

13 May 2025

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e operatorit ekonomik

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.