Zgjedhjet në Turqi: Numërohet mbi 67% e votave të diasporës, Erdogan prin me 55.36%
Në Turqi janë duke u numëruar votat e diasporës për zgjedhjen e presidentit.
Deri tani janë numëruar 67.33%, ku presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan prin me 55.36%. Rivali i tij, Kemal Kiliçdarogjlu, ka mbledhur 41.26%, ndërkaq Sinan Ogjan 2,20%.
Kujtojmë se nga votat vendore, Erdogan deri më tani ka 49.35% e Kiliçdarogjlu ka mbledhur 45%. Nëse asnjëri kandidat nuk e arrin 50 përqindëshin në fund të numërimit të votave, atëherë vendi shkon në balotazh.