
Zgjedhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025



Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448;
Email: info@kosovarja-ks.com
© 2020 REVISTA KOSOVARJA
Zgjedhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025
Lajmi është shkruar nga Revista Kosovarja, i botuar më: 30 Qershor, 2025.

Në një mbrëmje plot shkëlqim, elegancë dhe emocione, janë zgjedhur përfaqësueset zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025.
Flavia Harizaj u shpall Miss Universe Albania, ndërsa Dorea Shala do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare që këtë vit mbahet më 21 nëntor në Tajlandë.
Spektakli madhështor “Miss Universe Albania & Kosova 2025” u zhvillua në Tiranë dhe u ndoq me interes të madh nga publiku. Përveç kurorëzimit të dy vajzave që do të mbajnë flamujt shqiptarë në skenën globale, u bë edhe një njoftim i rëndësishëm: duke filluar nga viti i ardhshëm, Kosova do të ketë garën e saj të veçantë të Miss Universe, që do të organizohet në Prishtinë.
