Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

 Zëri i Amerikës: Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun 
Kuriozitete Lajme

Zëri i Amerikës: Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun 

17 July 2023 0 Comment 8 min read

AA

Evropa Juglindore vazhdon të përballet me atë që ekspertët po e quajnë “stuhi të nxehti”. Spanja, Italia dhe Greqia janë vendet më të prekura. Akropoli është mbajtur mbyllur edhe sot në Athinë deri në orët e pasdites.

Një ishull spanjoll ka evakuuar katër mijë banorë nga rreziku i zjarreve pyjore. Agjencia Evropiane e Hapësirës njoftoi për shifra rekord duke thënë se temperaturat e larta që vijnë kryesisht si pasojë e ndryshimeve klimatike janë pjesë e një realiteti të ri me të cilin duhet të përshtatet bota.

Spanja, Italia dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura përvëluese, duke dëmtuar bujqësinë dhe duke ua vështirësuar pushimet turistëve.

Agjencia Evropiane e Hapësirës që vëzhgon temperaturën e sipërfaqes së tokës nga Hapësira paralajmëron që edhe në ditët në vijim të ketë temperatura më të larta.

“Kemi regjistruar javën e kaluar temperaturën e sipërfaqes së tokës në 60 gradë Celsius. Kjo nuk është temperatura e ajrit në kuptimin meteorologjik, por ajo tregon temperaturën aktuale të sipërfaqes së tokës, se si do të ndihej në prekje. Dhe ne besojmë se do të intensifikohet”, thotë Clement Albergel, Shkencëtar i Aplikimeve Klimatike në Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

Italia lëshoi sot alarmin për motin e nxehtë për 16 qytete, pasi meteorologët paralajmëruan se temperaturat do të arrijnë nivele rekord në të gjithë Evropën Jugore në ditët në vijim.

Turistët arritën të shijojnë Venecian vetëm për pak kohë përballë temperaturave në rritje të shtunën. Qyteti po përgatitet për festivalin “Redentore”, një festival fetar dhe popullor, që përkujton fundin e murtajës shkatërruese të viteve 1575, e cila brenda dy vjetësh vrau më shumë se 50000 venecianë.

“Nxehtësia është vërtet e dëmshme për ne sepse nxehtësia në gondola arrin deri në 50 gradë. Unë jam një nga të paktët që përdor një mbulesë në dysheme për të mos ndjerë nxehtësinë e gondolës që të djeg këmbët. Ndonjëherë turistët nuk shkelin dot në gondola nga i nxehti ”, thotë Vinçenco, një gondolier në Venecia.

Në mëngjes, grupe të mëdha turistësh shëtisnin me çadra ndërsa të tjerët përpiqeshin të gjenin mundësi të tjera për t’u mbrojtur.

Në ishullin spanjoll La Parma, të paktën 4,000 njerëz u evakuuan pasi një zjarr në pyll doli jashtë kontrollit, thanë autoritetet.

Dhjetë njësi ajrore dhe 300 zjarrfikës në terren bënë përpjekje të vinin nën kontroll zjarrin në ishull, i cili është pjesë e një arkipelagu spanjoll në brigjet e Afrikës perëndimore.

Të paktën 13 shtëpi u shkatërruan ndërsa zjarri u përhap, tha Fernando Clavijo, president i Ishujve Kanarie.

“Kam parë shumë zjarre, por asnjë si ky. Kjo është e tmerrshme, e tmerrshme”, tha një e evakuuar që nuk u identifikua.

Në Athinë, ndërsa paralajmërohej se temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius për tre ditë radhazi, autoritetet e mbajtën të mbyllur zonën arkeologjike të Akropolit edhe të dielën gjatë orëve më të nxehta.

Tempulli i Partenonit që vizitohet nga miliona turistë çdo vit dhe i cili nuk ka hije, u mbyll nga ora 1 e drekës deri në orën 17:00 sipas të përditshmes greke ‘Kathimerini’.

“Nxehtësia, është e vështirë, por do ta përballojmë pasi nuk e di nëse do të vijmë përsëri, kështu që duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Do të pijmë ujë, mbajmë kapele dhe pushojmë kur të mundemi”, thotë turistja nga Shtetet e Bashkuara, Pandora Sohal ndërsa po qëndron në Athinë.

Ministri i Shëndetësisë i Italisë Orazio Schillaci tha se autoritetet po vëzhgonin me vëmendje Romën.

“Të shkosh në Koloseum kur është 43 gradë celcius nuk është e këshillueshme, veçanërisht për një person të moshuar” i tha ai gazetës ‘Il Messaggero’ të dielën.

Përveç kryeqytetit italian, alarmet shëndetësore janë vendosur nga qyteti i Firences deri në Palermo, në Siçili dhe Bari, në juglindje të gadishullit.

Meteorologët italianë po e quajnë këtë fazë të nxehtit “Charon” një referencë për një figurë mitologjike greke që ka të bëjë me shpirtrat e të vdekurve. “Charon” u fut në rajon nga Afrika e Veriut të dielën dhe mund të ngrinte temperaturat mbi 45 Celsius në disa pjesë të Italisë.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës për javën e ardhshme pritet edhe një tjetër valë të nxehti në Evropën Jugore me temperatura edhe më të larta.

“Shoqëria jonë duhet të përshtatet me këto temperatura që po bëhen një lloj normaliteti i ri, vit pas viti. Për shkak të ndryshimeve klimatike ne mund të ndjejmë se këto valë të nxehtit po ndodhin me një frekuencë më të lartë. Ajo që kemi përjetuar vitin e kaluar dhe tani është një paralajmërim për klimën tonë të ardhshme”, thotë shkencëtari i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Clement Alebergel.

Ai tha se temperaturat e larta mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, nga rraskapitja nga nxehtësia dhe dehidratimi i rëndë, si dhe të rrisin rrezikun e goditjeve në zemër ose goditjeve në tru.

Zoti Alebergel tha se përveçse në Evropën Juglindore, kudo në mbarë globin, nga Japonia në Amerikën e Veriut, priten temperatura që mund të shënojnë rekorde në ditët në vijim.

Share This:

Tags: Temperaturat VAla e nxehtesise
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla

9 May 2025
Futboll

LRFGJ: “SC Gjilani” (U-17) shpallet kampione vjeshtore,

9 May 2025
Kulturë

LSHK-së dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërise,

9 May 2025
Futboll

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 22.06.2024

22 June 2024

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë

Lajme

Mot shumë i ngrohtë sot, temperaturat maksimale

10 April 2024

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era

Lajme

Kujdes! Edhe Kosova në alarmin e kuq

12 July 2023

Vala e të nxehtit tashmë ka kapluar pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.