Monday 8 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ismet Munishi shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u hapën me vonesë, shkak mungesa e komisionerëve

Në këtë link mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u hapën me vonesë, shkak mungesa e komisionerëve

Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Kurti voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Voton Osmani: Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin

Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri në orët e paradites

Futbolli kosovar në zi, FFK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut

Aksidenti fatal i merr jetën Fatjon Bunjakut, ish-reprezentuesit të Kosovës U21

 Xhevat Bekteshi: “Elektorati kërkon ndryshim në çasje të fushatës zgjedhore!”
Featured

Xhevat Bekteshi: “Elektorati kërkon ndryshim në çasje të fushatës zgjedhore!”

27 September 2025 0 Comment 4 min read

AA

Elektorati kërkon ndryshim në çasje të fushatës zgjedhore!!

(Me shkas, nga pëvoja 25 vjeçare e zgjedhjeve dhe të këtyre tani)

Fushatat tradicionale janë bërë të demoduara, sfidat e reja dhe zgjidhjet inovative me njerëz profesional dhe ekspert të fushave përkatëse janë nevojë urgjente!

Në Kosovë, qytetari i sotëm është i lodhur dhe skeptik ndaj metodave tradicionale të fushatave zgjedhore. Takimet “derë më derë” dhe tubimet masive, dikur thelbësore, sot janë bërë të demoduara dhe stereotipe.

Për qytetarin( prit e përcjell kandidat pas kandidati pak sa e sikletëshme dhe qesharake) dhe këto forma shpesh janë një barrë dhe humbje kohe, sidomos në një realitet ku papunësia, kriza ekonomike dhe mungesa e përfitimeve konkrete,rrjetet sociale marrin kohë sa lehtësojnë edhe rëndojnë, në jetën e përditshme.Ndoshta fletushka,fletpalosjet apo rrjetet sociale,do ishin një zëvendësim më adekuat i natyrës së fushatës së tillë pa përjashtuar tubimet e niveleve qendrore.

Një sfidë shtesë është provincializmi i theksuar në shtresa të gjera popullore dhe ikja masive e rinisë me familje jashtë vendit. Migrimi, zbeh energjinë dhe pjesëmarrjen politike, duke krijuar boshllëqe në komunitete dhe dobësuar efektin e fushatave tradicionale krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Në këtë kontekst, elektorati kërkon një ndryshim thelbësor në mënyrën e zhvillimit të fushatave. Përveç përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, qytetari dëshiron transparencë, konkretizim dhe veprim real, që adresojnë nevojat dhe zgjidhjen e problemeve e tyre.

Në një realitet ku fushatat tradicionale janë bërë të demoduara dhe ndikimi i migrimit dhe provincializmit dobëson pjesëmarrjen, ndryshimi i formatit të fushatës është i domosdoshëm. Duke kombinuar veprime konkrete me teknologjinë dhe një çasje të sinqertë e transparente, kandidatët mund të rindërtojnë besimin dhe të nxisin një angazhim më të madh qytetar. Fushatat efektive nuk ndërtohen me mitingje dhe figura partiake, por me veprime konkrete, përfshirje qytetare ekspert dhe angazhim profesional.

Duhet të mbështeten në:

• Jo më favore për “të përzgjedhurit” partiakë – ekspertët dhe profesionistët duhet të jenë në qendër të fushatës.

• Fletëpalosje dhe fletushka programore të shkruara dhe detaizuara.

• Përdorim i mençur i teknologjisë për komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

• Transparencë për çdo premtim dhe raportim i hapur.

Për ndryshim të vërtetë, nevojitet punë, veprim dhe dije, jo vetëm ndikim dhe emra.

Share This:

Tags: AAK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ismet Munishi shpreh ngushëllime për vdekjen e

7 June 2026
Lajme

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u

7 June 2026
Lajme

Në këtë link mund ta gjeni qendrën

7 June 2026
Lajme

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u

7 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

AAK publikon listën për deputetë, Ardian Gjini

12 May 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar zyrtarisht listën

Lajme

Ahmet Isufi: 26 vjet Aleancë me vepra

3 May 2026

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u krijua në momentin e duhur për demokracinë, tolerancën

Lajme

AAK e hap sot fushatën në Sallën

17 December 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të bëjë sot hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.