VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim që ta bojkotoj seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, që e ka thirrur opozita në lidhje me librat shkollor.
Kështu kanë thënë burime nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Kemi marrë vendim që ta bojkotojmë seancën e thirrur nga ana e opozitës“, tha ky burim për media online.
Siç merret vesh, shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari- Lila pritet ta mbajë një konferencë për media në lidhje me këtë çështje.