VITI: Zv.Kryetari Aliu dhe drejtori Aliu vizitojnë zonat e prekura nga përmbytjet
Pas gjendjes së krijuar nga përmbytjet në territorin e komunës së Vitisë, zv.kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu i shoqëruar nga drejtori për Shërbimi, Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu dhe të tjerë kanë vizituar disa zona të prekura, ku edhe ekipet po intervenojnë në terren. Me këtë rast ata kanë vizituar edhe fshatin Remnik të Vitisë, pasi që në afërsi të shkollës ka pasur rrëshqitje të dheut dhe po punohet në largimin e saj dhe pastrimin e rrugës. Ata kanë vizituar edhe intervenimet që po bëhen në disa pjesë të tjera të kësaj komune si në Budrikë.

Me ketë rast u bë me dije se institucionet komunale të Vitisë, qysh në orët e para kur është vështirësuar situata është koordinuar dhe ka marrë veprime konkrete në interes të qytetarëve të kësaj komune por edhe të banorëve të komunës së Kllokotit.
Përndryshe sot kryetari Haliti, kishte thirrur edhe Komitetin për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) e cila ishte koordinuar për hapat të mëtutjeshme në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëv. Ky komitet kishte marrë edhe dy vendime të posaçme si ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat për ditën e sotme si dhe formimin e Qendrës Operative Emergjente.

Poashtu ata ju bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe për ndjekjen e udhëzimeve të ekipeve emergjente. Po ashtu qytetarët në rast nevoje mund të kërkojnë ndihmë edhe në numrat emergjent: 112, 193, 192, 194. Gjithashtu kërkohet kujdes të shtuar për fëmijët dhe personat e moshuar.
