Monday 26 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE DHE MONOGRAFIA „ILMI RAMADANI – VEPRIMTAR QËNDRESTAR”

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2 mandate në Kuvendin e Serbisë

Humbja e Vuçiqit, festë në qendër të Beogradit

BEFASIA NË SERBI: Vučić pranon humbjen – “Fitoi lista studentore”

Bashkimi përmbys Pejën pas një finishi dramatik

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

 Një jetë në shërbim të dijes – Shaban Hasan Rexhepi pensionohet në 65-vjetorin e lindjes
Arte tjera Kulturë Lajme Letërsi

Një jetë në shërbim të dijes – Shaban Hasan Rexhepi pensionohet në 65-vjetorin e lindjes

1 March 2026 0 Comment 6 min read

AA

Pas një angazhimi të gjatë dhe të palodhshëm në arsim dhe kulturë, sot është pensionuar Shaban Hasan Rexhepi, pikërisht në ditën kur mbush 65 vjet.

Me dekada të tëra pune si mësimdhënës dhe më pas si bibliotekist në Gjilan, ai mbyll një kapitull të rëndësishëm jetësor, duke lënë pas një kontribut të çmuar në edukimin e brezave dhe në promovimin e librit e dijes.

BIOGRAFIA

Shaban Hasan Rexhepi u lind më 1 mars 1961 në fshatin Priboc, komuna e Bujanocit.

Shkollën fillore e nisi në vitin 1968 dhe e përfundoi në vitin 1976. Pesë klasat e para i kreu në shkollën e Pribocit, paralele të ndara fizike të shkollës amë “Skënderbeu” në Zarbicë, ndërsa tri vitet e tjera të fillores i përfundoi në Zarbicë.

Shkollën e mesme, Akademinë Pedagogjike “Skënderbeu” – Grupi Klasor, e filloi në vitin 1976 në Gjilan, për ta vazhduar më pas në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, të cilin e përfundoi në vitin 1980.

Më pas vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” – Grupi Klasor, po në Gjilan.

Pas përfundimit të Shkollës së Lartë, për herë të parë filloi punën si mësimdhënës në vitin 1985, në shkollën fillore të fshatit Novosellë, paralele të ndara fizike të shkollës amë në Zarbicë.

Gjatë viteve 1987–1988 dhe 1992 punoi si mësimdhënës i mësimit lëndor në fshatin e tij të lindjes, Priboc, si dhe në shkollën amë në Zarbicë, ndërsa nga viti 1992 deri në vitin 1999 punoi në shkollën fillore në Qarr, paralele të ndara fizike të shkollës amë “Migjeni” në Muhoc.

Në vitin 1999, pas vendosjes së forcave policore-ushtarake serbe në fshatrat e Malësisë së Bujanocit dhe maltretimeve e dhunës së ushtruar mbi popullatën shqiptare, si shumica e banorëve të kësaj treve, edhe Shabani, së bashku me familjen, u detyrua të largohej nga vendlindja dhe të vendosej në Gjilan, me shpresën se një ditë do të kthehej përsëri. Mirëpo, kjo deri më tani ka mbetur vetëm një dëshirë dhe shpresë për të ardhmen.

Në Gjilan pati fatin të punësohej në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, ku punoi deri në pensionim.

Punën në bibliotekë e kreu me nder, përkushtim dhe seriozitet. Për angazhimin dhe punën e palodhshme u nderua me mirënjohje nga biblioteka. Po ashtu, në vitin 2012 u shpall punëtori më i mirë i bibliotekës dhe u nderua me mirënjohje nga Komuna e Gjilanit.

Tani jeton në Gjilan, duke përmbyllur një rrugëtim të gjatë profesional në shërbim të arsimit dhe kulturës.

Me rastin e pensionimit, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin të bashkëpunojnë me të, e falënderojnë për përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin e treguar ndër vite. Z. Shaban Hasan Rexhepit i urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe një pensionim të qetë e të lumtur, të mbushur me gëzim pranë familjes dhe më të dashurve të tij.

Share This:

Tags: Biblioteka Fan Noli Gjilan Shaban Rexhepi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE

25 October 2026
Uncategorised

Sky News: Ish-udhëheqësi pro-rus i Serbisë bën

25 October 2026
Futboll

Mbappé “creator” në udhëheqjen e “mbretërve” madrilenë

25 October 2026
Lajme

Ardita Sinani: ARRITJE HISTORIKE: Shqiptarët marrin 2

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

SELATIN NOVOSELLA – AUTOR I KUJTESËS HISTORIKE

25 October 2026

Selatin Novosella – publicist dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Selatin Novosella është publicist, veprimtar

Arte tjera Kulturë Letërsi Muzikë

Më vjen të vdes – poezi nga

25 October 2026

Më vjen të vdes Në delir më vjen të vdes,paranoja bie në gjumë,pastaj rishtas

Lajme

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta

25 October 2026

Gjilan, 24 tetor 2026 – Gjilani, i njohur si Qyteti i Gjëzave, të shtunën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.