Saturday 13 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizreni mori zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian në Bruksel

Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

Vitia dhe “KosEd” thellojnë bashkëpunimin për përmirësimin e cilësisë së arsimit

 Vajzat U-19 I Kosova pwson nga Irlanda Veriore nw sfidwn vendimtare pwr promovim nw Ligwn A
Lajme Sport

Vajzat U-19 I Kosova pwson nga Irlanda Veriore nw sfidwn vendimtare pwr promovim nw Ligwn A

11 April 2023 0 Comment 5 min read

AA

10 prill, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës së B për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.

Në përballje me Irlandën e Veriut në Belfast, e cila ishte përcaktuese për pozitën e parë në grup, Dardanet U19 pësuan humbje me rezultat 3:1. Kësisoj, ato e humbën mundësinë e promovimit në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues për Evropian, ndonëse në këtë ndeshje i mjaftonte edhe barazimi, ngase në dy ndeshjet e para kishin shënuar fitore kundër Qipros dhe Letonisë. Në fakt të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit ishin në rrugë të mirë për ta siguruar pozitën e parë, ngase deri në minutën e 83-të kishin rezultat të favorshëm. Kosova kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Gresa Berisha, në minutën e 28-të, e cila u gjend më së miri në zonë pas harkimit nga këndorja dhe me gjuajtje të saktë mposhti portieren kundërshtare. Megjithatë, vendaset arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 57-të përmes Aimee Neal, me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndi. Ndërkohë, për fitoren Irlandës së Veriut u përkujdes zëvendësuesja Keri Halliday, që shënoi dy gola. Fillimisht realizoi në minutën e 83-të, duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtjes sonë, derisa në minutën e dytë të lojës shtesë shënoi me gjuajtje të fortë nga distanca. Kësisoj, Kosova e mbylli këtë fazë në pozitën e dytë, me 6 pikë, aq sa kishte edhe Irlanda e Veriut, por që siguroi pozitën e parë falë fitores në takimin e ndërsjellë.

  • Deklarata pas ndeshjes
    Albina Rrahmani: Një kompeticion i mirë, në të cilin kemi mësuar shumë si ekip. Pas të gjitha peripecive që kaluam për të arritur deri në Belfast, jemi të kënaqur me bilancin e arritur, edhe pse dëshira jonë ishte që të promovohemi në Ligën A. Sidoqoftë, mund të them se vajzat e kanë bërë maksimumin kundër një ekipi shumë të fortë dhe të përgatitur fizikisht. Realisht në bazë të peripecive që patëm për këtë fazë të kualifikimeve nuk kemi pritur të kishim paraqitje kaq të mira. Në fakt, si pasojë e mos pajisjes me viza kishim shumë mungesa të rëndësishme, derisa në ndeshjen e fundit ishim të hendikepuara edhe me mungesën e kapitenes, e cila ishte e pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë në dy ndeshjet e para. Gjithsesi, na mbetet të punojmë shumë në të ardhmen për ta rritur tutje nivelin. Lojtaret duhet të punojnë më shumë në klubet e tyre, por edhe individualisht. Tani na mbetet ta përgatisim gjeneratën e re për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Share This:

Tags: Kosova U19
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025
Futboll

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025
Futboll

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025
Lajme

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i

13 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kosova U19 mposhtet nga Portugalia në Botërorin

12 August 2025

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e pestë

Sport

Kosova U19 (femrat), fitore bindëse kundër Qipros

4 April 2023

Kombëtarja e Kosovës për vajzat U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.