Thursday 19 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nxënësit e katër shkollave përfitojnë nga programi “Drejt Malit” në Brezovicë

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN

Qeveria e Kosovës mbështet 37 specializantë nga Lugina e Preshevës

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i Rektorit të UKZ-së, Artan Dërmaku për Fitër Bajramin

Aksion humanitar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan për Fitër Bajram

Franko Foda, selektor në qendër të vëmendjes: Kosova synon historinë për Botërorin 2026 ⚽

Pensionohet arsimtari Reshat Kryeziu pas 37 vitesh shërbim në arsim

Drejtori i DKA-së në Gjilan, Jeton Rexhepi: Vlerësimi i mësimdhënësve, shtyllë kyçe për një arsim

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Parashikimi i motit për të enjten, 19.03.2026

 URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN
Lajme

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN

19 March 2026 0 Comment 4 min read

AA

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË GJILAN.

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Nesër, më 20 mars 2026, është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj me këtë rast kam kënaqësinë që, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal, t’i përgëzoj të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër-Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji, në shenjë respekti ndaj Krijuesit Fuqiplotë.

Festa e Fitër-Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër-Bajramin.

Le të frymëzohemi edhe me këtë rast nga këto momente më të bukura për besimtarin, ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit, kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijojë begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun. Prandaj duhet të vazhdojmë me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.

Të nderuar qytetarë, vëllezër e motra!

Kurani mbështet konceptet e moralit, dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës, tolerancës dhe paqes. Besimtari i pajisur me këto virtyte përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi për të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira.

Islami, nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera, i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi, pangopësia dhe koprracia, duke i udhëzuar në respekt ndaj njëri-tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës.

Nisur nga këto parime, unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë në nevojë. Ashtu si ishim të bashkuar, humanë dhe të dinjitetshëm, tolerantë e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë dhe unik gjithëherë për të çuar përpara vendin tonë, atje ku synojmë të gjithë.

Në fund, më lejoni që edhe një herë t’ua uroj nga zemra Fitër-Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden.

Me fat ju qoftë festa Fitër-Bajrami!

Share This:

Tags: KBI Gjilan Naim Aliu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Nxënësit e katër shkollave përfitojnë nga programi

19 March 2026
Lajme

URIMI PËR FITËR-BAJRAM NGA KËSHILLI I BASHKËSISË

19 March 2026
Lajme

Qeveria e Kosovës mbështet 37 specializantë nga

19 March 2026
Lajme

Gëzim, Paqe dhe Solidaritet – Urimi i

19 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

KBI- Gjilan: Filluan Garat Regjionale të Kur’anit

10 March 2026

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan,

Lajme

KBI në Gjilan përuroi objektin e ri,

10 September 2025

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka përuruar sot objektin e ri, i cili

Lajme

Gjilan: Arbër Ismajli, uron kreun e KBI-së

19 June 2025

Në një postim në rrjete sociale, kandidati i degës së LDK-së për kryetar të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.