Monday 2 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova (VIDEO)

Jasir Asani nga Irani: Jam mirë, shpresoj për paqe

“Kosova e Para” – Thirrja e Faton Bislimit për maturi politike dhe stabilitet institucional

Dy gola spektakularë në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Drita ndajnë pikët

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi port

Të hënën pritet që BE-ja të heqë përfundimisht të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së mblidhet sot, në fokus çështja e Presidentit

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pret Drenicën, derbi në

Përleshje me thika në Gjilan, 7 të përfshirë – rasti cilësohet “Vrasje në tentativë”

Një jetë në shërbim të dijes – Shaban Hasan Rexhepi pensionohet në 65-vjetorin e lindjes

 UKZ – Ambasadorja e Kosovës në Izrael ligjëron para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale
Lajme

UKZ – Ambasadorja e Kosovës në Izrael ligjëron para studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale

15 January 2026 0 Comment 3 min read

AA

Me organizimin e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universiteti Kadri Zeka dhe me ftesë të profesorit Lukas Mandl, Shkëlqesia e Saj, Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael, mbajti një ligjëratë me temën “Nga njohja e ndërsjellë te bashkëpunimi praktik: Rasti i Marrëdhënieve Kosovë–Izrael”.

Ligjërata u zhvillua në një atmosferë akademike dhe interaktive, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi procesin e njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, rrethanat që çuan në këtë vendim dhe ndryshimet konkrete që ai solli për pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ambasadorja Demiri trajtoi gjithashtu natyrën e marrëdhënieve dypalëshe në jetën e përditshme, duke theksuar bashkëpunimin institucional, komunikimin diplomatik dhe perceptimet reciproke ndërmjet dy vendeve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve Kosovë–Izrael, sidomos në fusha si diplomacia, ekonomia, inovacioni dhe shkëmbimi i përvojave. Në kuadër të ligjëratës u diskutua edhe situata aktuale e sigurisë në Izrael, e shpjeguar në një kontekst më të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar, duke ofruar studentëve një kuptim më të thelluar të sfidave bashkëkohore të sigurisë.

Pjesë e rëndësishme e ligjëratës ishte edhe këshillimi i të rinjve të Kosovës, veçanërisht atyre që synojnë të angazhohen në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Ambasadorja ndau përvoja praktike dhe këshilla konkrete mbi zhvillimin profesional, rëndësinë e përgatitjes akademike dhe ndërtimin e rrjeteve ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit të hapur, studentët adresuan pyetje lidhur me sfidat e përfaqësimit diplomatik të Kosovës në Izrael, funksionimin e Ambasadës së Kosovës, si dhe përshtypjet dhe perceptimet e institucioneve dhe shoqërisë izraelite për Kosovën. Diskutimet u karakterizuan nga interes i lartë dhe angazhim aktiv, duke e shndërruar ligjëratën në një përvojë të vlefshme mësimore.

Ky aktivitet dëshmon angazhimin e Fakultetit të Shkencave Sociale për të sjellë diplomacinë në praktikë brenda auditorëve universitarë dhe për t’u ofruar studentëve perspektiva të drejtpërdrejta nga përfaqësues të lartë diplomatikë, duke forcuar lidhjen ndërmjet teorisë akademike dhe realitetit ndërkombëtar.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Spalletti lavdëron yllin e Kosovës: Edon Zhegrova

2 March 2026
Futboll

Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova

1 March 2026
Futboll

Jasir Asani nga Irani: Jam mirë, shpresoj

1 March 2026
Lajme

“Kosova e Para” – Thirrja e Faton

1 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt punëtoria për procedurat pas-akredituese në

27 February 2026

Në Fakultetin e Shkencave Sociale u mbajt punëtoria përgatitore në kuadër të procedurave pas-akredituese

Lajme

U mbajt mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial

20 February 2026

Në Universiteti Publik “Kadri Zeka” është mbajtur mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial (BKI), në

Ciceroni Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme

Studentët e FSHK-së krijojnë platformën inovative “Punësohu”

20 February 2026

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.