Monday 30 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani gjendet shëndoshë e mirë

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

Të marten, 01 korrik 2025, vendoset gurëthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në kompleksin

Zgjedhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në rreth 15 euro për orë

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën në forumin më të madh evropian për demokraci

Kurti insiston në votimin e fshehtë: Ta provojmë, o fiton Albulena, o ne e sjellim

Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat ia marrin veturën qytetarit nga parkingu i LC

 “Udhëtimi i gjatë drejt natës” triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj
Kulturë Teatër

“Udhëtimi i gjatë drejt natës” triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

5 September 2023 0 Comment 9 min read

AA

Maratona nëntëditore e më të vjetrit festival teatror jo vetëm në vend, ka përfunduar të hënën mbrëma me ndarjen e çmimeve.

“Udhëtimi i gjatë drejt natës”, nën regji të Iliriana Arifit, prodhuar prej Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka marrë çmimin kryesor. Shkumbin Istrefi ka marrë çmimin për aktorin më të mirë, e Aurita Agushi për aktoren më të mirë. Çmimin për regjinë më të mirë e ka marrë regjisori Ilir Bokshi për shfaqjen “Gënjeshtari”.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Teatrove në Ferizaj ka qenë edhe një lloj triumfi e reagimi edhe kur ai nuk e gjen mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Shfaqja “Udhëtimi i gjatë drejt natës” është shpallur fituese e edicionit të 53-të të Festivalit të Teatrove të Ferizajt, që është mbyllur të hënën mbrëma. Prodhuar prej Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën regjinë e Iliriana Arifit dhe me tekst të Eugene O’Neil, është vlerësuar si më e mira nga juria në përbërje prej regjisorit e aktorit Mentor Zymberaj, regjisorit Iliran Himaj dhe dramaturges e gazetares Getoarbë Mulliqi. Sivjet tetë shfaqje kanë konkurruar për çmimin kryesor, ndërkaq një ka qenë jashtë garës.

Si në krejt shfaqjet e tjera që u prezantuan në Ferizaj, edhe më 2 shtator kur u luajt shfaqja fituese salla ishte e mbushur. “Udhëtimi…” shpalos rrëfime interesante të pesë personazheve të saj.

Secili i ndryshëm në brendësi e në karaktere u vihet pas ëndrrave të ndryshme, po ashtu, dhe ajo që i bashkon është lufta me njëri-tjetrin dhe lidhja e ngushtë me varësinë. Njëri personazh është një shpirt aventurist që synon të prekë botën por infektohet me tuberkuloz. Vëllai i tij pos punës dhe pamjes fizike të mirë, karakteristikë ka, po ashtu, aventurën, por me vajza. Babai i tyre mbahet për aktor me renome, një nam i stisur edhe në moshë të shtyrë dhe ndikohet për të mos u kënaqur me jetën e tyre. Në anën tjetër është nëna, e cila përballet me sëmundje e varësi nga morfina, por mbi të gjitha përditshmëria e saj është familja goxha e koklavitur. Në këtë mes hyn edhe shërbyesja. Këto personazhe kryesore të cilat i bashkon dhoma, por asnjëherë të vetme mendimi, në shfaqje erdhën interpretuar nga Ernest Malazogu, Arta Selimi, Allmir Suhodolli, Don Shala dhe Florie Bajoku. Shfaqja “Udhëtimi i gjatë drejt natës”, që e fut publikun brenda një familjeje gati të shkatërruar, ishte dhënë premierë në Kosovë në fillimqershor.

Image
Ceremonisë përmbyllëse i ka paraprirë shfaqja jashtë garës, “Unë jam vetë grua” me lojën mjeshtërore të Adrian Morinës

Çmimin për regjinë më të mirë e ka marrë regjisori Ilir Bokshi për shfaqjen “Gënjeshtari”, produksion i teatrit “Adriana” të Ferizajt. Aktori Shkumbin Istrefi ka marrë çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në shfaqjen “Arbri” me tekst dhe regji të Lirak Çelajt, produksion i teatrit “Oda”. Teksa ka pranuar çmimin ka thënë se me kënaqësi kanë marrë ftesën për të qenë pjesë e FTF-së sidomos sivjet, kur nuk është financuar nga Ministria e Kulturës.

Ndërkaq çmimi për aktoren më të mirë ka shkuar te Aurita Agushi për rolin e saj në shfaqjen “Tatuazhi i trëndafilit” nën regji të Zana Hoxhës, produksion i teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit.

Për rolet dytësore me çmime janë vlerësuar Mumin Abdullahu për rolin e tij në shfaqjen “Krokodili” dhe aktorja Arta Selimi për rolin e saj në shfaqjen fituese “Udhëtimi i gjatë drejt natës”.

Image
Për nëntë net, Ferizaj ka qenë kryeqendër e teatrit në Kosovë

Sivjet organizatorët kanë vendosur për themelimin e çmimit “Yll në Ardhje” që prej sivjet do t’u jepet artistëve të rinj të teatrit, qoftë regjisor, aktor, kostumograf, skenograf apo kompozitor, që i sjell veçanti kreative apo performuese dhe që premton të jetë yll teatri në ardhje. Fituese e parë e këtij çmimi është aktorja Zhaneta Xhemajli për rolin e saj në shfaqjen “Sober” që sivjet regjisori i saj, Butrint Pasha, ka fituar çmimin “Regjisori më i mirë”. Kjo shfaqje është produksion i “Artpolis”.

Aktori ferizajas Arben Marevci ka fituar çmimin “Roli më i mirë episodik” për shfaqjen “Gënjeshtari”, ndërkaq çmimin për skenografinë më të mirë e ka marrë Bekim Korça për shfaqjen “E vërteta” nga Teatri i Gjilanit. Çmimin për kostumografinë më të mirë e ka marrë Njomëza Luci. Unike janë kostumet e saj për “Gënjeshtarin”.

Image
Performanca e La Fazanit, siç njihet kantautori Arbër Salihu, ka qenë ndeja e fundit e Festivalit

Ceremonisë së ndarjes së çmimeve në natën e nëntë dhe të fundit të Festivalit – në sallën e mbushur plot, siç ka ndodhur në të gjitha shfaqjet e sivjetme në teatrin “Adriana Abdullahu” – i ka paraprirë shfaqja “Unë jam vetë grua”, me tekst të Doug Wright, nën regji të Kushtrim Koliqit. Me mjeshtërinë e tij si aktor i rryer në dërrasat e skenës, aktori Adrian Morina ka shkëlqyer me rolin e tij të transgjinores Sharlotte Von Mahlsdorf. Brenda një ore aktori Morina ka luajtur diku 30 role dhe loja e tij ka nxitur duartrokitjet e publikut për disa minuta. Morina shpalos jetën e një prej transgjinoreve më të njohura jo vetëm në Evropë. Gjermanja Von Mahlsdorf është transgjinorja që u ka mbijetuar dy sistemeve diktatoriale, atë të Gjermanisë dhe Rusisë që pas Luftës së Dytë Botërore ka kontrolluar Gjermaninë Lindore, teksa në demokraci kishte ikur nga vendi i saj. Rrëfimi i monodramës me autor Doug Wright, që ka fituar çmimet “Pulitzer” dhe “Tony”, shfaq disa prej momenteve më të rënda të jetës së transgjinores. Aktori Morina kalon nga roli në rol teksa intervistohet nga dramaturgu amerikan në Muzeun që është edhe shtëpia e saj. Aktori ndërrimin e roleve nuk e bën duke thënë tekstin, por duke ndërruar çehren, zërin dhe kalon në nivel edhe më të lartë në gjendjen emocionale.

Duke ndarë njërin prej çmimeve, Morina ka thënë se problemet që Festivali i Teatrove të Ferizajt pati me financat, ka bashkuar komunitetin artistik edhe më shumë dhe se pati kënaqësinë të jetë në skenën e Teatrit të Ferizajt.

Të hënën mbrëma në mesin e atyre që u ulën në karriget e vjetra të Teatrit ishin edhe politikanë të partisë në pushtet, si deputeti Dimal Basha dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Një ulëse bosh, por me emrin e tij, qe shenjë kujtimi për dramaturgun e profesorin universitar Haqif Mulliqi, i cili vdiq më 25 korrik, në moshën 65-vjeçare.

Sivjet Ministria e Kulturës nuk i ka dhënë asnjë cent FTF-së teksa ka pasur përplasje dhe akuza me organizatorët e Festivalit që ia refuzuan Memorandumin e bashkëpunimit me të cilin zotohej ta financonte edicionin e sivjetmë. Si në hapje ashtu edhe në mbyllje të Festivalit, ministri Hajrulla Çeku nuk ka marrë pjesë. Mirëpo për të arsyetuar veten dhe ministrinë që drejton për mosfinancimin e Festivalit, ai ka marrë pjesë në debatin e organizuar më 28 gusht me temën “Qëndrueshmëria financiare e Festivalit të Teatrove të Ferizajt”. I kishte akuzuar organizatorët se kanë gabuar me aplikim në skemën e riprogramuar të thirrjes për kulturë. Ai kishte thënë se FTF-ja është dashur të aplikojë te kategoria e “Festivaleve Tradicional” dhe jo te kategoria e OJQ-ve ku kishin aplikuar organizatorët e Festivalit.

Share This:

Tags: Ferizaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt

30 June 2025
Lajme

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani

30 June 2025
Lajme

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

30 June 2025
Lajme

Të marten, 01 korrik 2025, vendoset gurëthemeli

30 June 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Ferizaj merr një fitore të madhe ndaj

29 March 2025

Ferizaj ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për xhiron

Lajme

Gjendet një grua nga komuna e Ferizajt

9 March 2025

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se H.I , është gjetur

Futboll Sport

Drenica shkakton befasi, mposht Ferizajn dhe kalon

26 February 2025

Drenica është përkujdesur për befasi, pasi ka mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0 për të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.