Tuesday 20 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Hapet aplikimi për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

Pensionohet Dr. Sanije Poroshtica

Policia e Gjilanit zhvillon ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Rama paralajmëron për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht

Komandanti i FSK-së priti në takim mirëseardhës Komandantin e KFOR-it

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart Country Convention 2026’

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

 Arbr Ismajli – Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra për të kryer shërbimet e tyre bazike në administratën komunale!
Lajme

Arbr Ismajli – Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra për të kryer shërbimet e tyre bazike në administratën komunale!

3 October 2025 0 Comment 6 min read

AA

Arbër Ismajli, kandidat i LDK-se per kryetar te Gjilanit, ka shkruar në faqen e tij në facebook se qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra larg qytetit, vetëm për të kryer shërbimet e tyre bazike në administratën komunale!

Sipas tij, Ky është realiteti absurd që e ka krijuar pushteti aktual, duke e zhvendosur administratën komunale në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjen e Vishnjeve.

Njoftimi i plotë

Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra larg qytetit, vetëm për të kryer shërbimet e tyre bazike në administratën komunale!

Ky është realiteti absurd që e ka krijuar pushteti aktual, duke e zhvendosur administratën komunale në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjen e Vishnjeve.

Ky vendim i pamatur po rëndon xhepin e qytetarëve, të cilët çdo ditë shpenzojnë kohë e para shtesë për të arritur atje. Nuk janë vetëm qytetarët, por edhe vetë zyrtarët komunalë që ndihen të fyer dhe të indinjuar nga kjo papërgjegjësi, pasi u është shtuar kostoja për të shkuar në vendin e punës.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kemi ankesa të ashpra nga qytetarët, që tash e dy javë nuk po arrijnë të kryejnë asnjë shërbim në drejtoritë përkatëse, veçanërisht në Drejtorinë e Kadastrit, për shkak të kushteve të mjerueshme për punë.

Dhe ndërkohë që qytetarët vuajnë, dhe bashkë me zyrtarët paguajnë kosto shtesë për të shkuar çdo ditë në punë dhe për të kryer shërbime, kryetari i komunës po kujdeset vetëm për komoditetin e vet.

Ai, në vend se të mendojë për qytetarët, po ushtron presion të vazhdueshëm mbi institucionet e trashëgimisë kulturore dhe mbi drejtorinë e shëndetësisë, vetëm e vetëm për t’i siguruar vetes një zyrë luksoze në zemër të qytetit.

Ky është kulmi i egoizmit politik që qytetarët të lihen rrugëve, ndërsa pushteti shikon vetëm akomodimin e tij.

Ky është modeli më i qartë i një qeverisje që nuk mendon aspak për qytetarët, që nuk pyet për hallet e tyre, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për buxhetin dhe kohën e njerëzve të këtij qyteti.

Ne e themi qartë dhe ky është zotimi ynë premtues që puna jonë e parë do të jetë që kjo padrejtësi do të marrë fund. Që në muajin e parë të qeverisjes sonë, e gjithë administrata komunale do të rikthehet në zemër të qytetit, aty ku i takon të jetë afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Gjilani nuk do të qeveriset më nga njerëz të dështuar, që pushtetin mendojnë si privilegj personal, dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve.

Koha e papërgjegjësisë politike ka mbaruar. Po vjen koha e përgjegjësisë, e llogaridhënies dhe e ndryshimit të domosdoshëm.

Ju do ta keni një qeverisje që punon për ju, jo kundër jush.

🙏🏼

Dhe këtë ndryshim do ta bëjmë të gjithë bashkë, të besatuar për Gjilanin tonë!

#BashkePerFitore

👓

#ArberIsmajli #113

Share This:

Tags: LDK Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës

19 October 2026
Kuriozitete

Në këtë ditë në histori: Max Planck

19 October 2026
Lajme

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova

19 October 2026
Lajme

Hapet aplikimi për subvencionimin e faturave të

19 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026

Këshilltarët komunalë të LDK-së në Gjilan kanë reaguar ndaj projektit që, sipas tyre, po

Lajme

LDK përmbyll fushatën me tubimin e madh

4 June 2026

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka ftuar qytetarët

Lajme

Drenushë Maloku Bejtullahu synon të përfaqësojë qytetarët

2 June 2026

Kandidatja nga Gjilani vlerësohet për integritetin, angazhimin dhe përkushtimin ndaj komunitetit Drenushë Maloku Bejtullahu

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.