Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

 U promovua libri “SHML e Artit Pamor Adem Kastrati” në Gjilan 2012-2022”, i autorit mr. sc. Avni Xh. Behluli
Kulturë Lajme

U promovua libri “SHML e Artit Pamor Adem Kastrati” në Gjilan 2012-2022”, i autorit mr. sc. Avni Xh. Behluli

10 December 2022 0 Comment 9 min read

AA

Në prani të një auditoriumi të kultivuar prezentë nga rrafshi kulturor, e në moderim të spikatur të Prof. Bilka Kryeziu, në përvjetorin e dhjetë jubilar të Shkollës së Mesme të Lartë të Arteve Pamore “Adem Kastrati”, në Bibliotekën Ndërajonale “Fan S. Noli” është promovuar libri i autorit Mr. Sc. Avni Xh. Behluli me titull “SHML e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan 2012-2022”, që është vlerësuar si një publikim i rrallë ndër ne.

A. R. KATANA – Koncept i ri i ndërtimit! – Rruga Mulla Idrizi p. n, Gjilan – ✆ +383 45 696 525

Recensenti i monografisë, Dr. Sc. ka thënë se kjo shkollë është e dyta e tillë në Kosovë, pas asaj në Pejë, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në Rajonin e Gjilanit, por edhe më gjerë.

Muharremi duke folur për autorin e këtij libri ka thënë se ai është një krijues i mirëfilltë, kurse pos vlerave artistike që ka krijuar Avni Behluli, ai ka krijuar një monografi serioze e tejet sfiduese.

A. R. KATANA – Koncept i ri i ndërtimit! – Rruga Mulla Idrizi p. n, Gjilan – ✆ +383 45 696 525

Pasi ka folur për përmbajtjen e librit nëpër kapituj, dr. Hevzi Muharremi, tha se në këtë libër autori sjell fakte, argumente, faksimile, dokumente, punime, vlerësime e çka jo tjetër, ai flet për grupin nismëtar, duke shtuar se kjo monografi do të jetë shtytëse edhe për autorë të tjerë për të punuar në këtë drejtim.

“Libri i Avni Behlulit “SHML e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan 2012-2022”, është një libër gjithëpërfshirës dhe një libër me shumë vlerë”, ka thënë dr. Sc. Hevzi Muharremi.

Dr. Sc Hivzi Muharremi, kritik arti

Mehmetali Rexhepi, lektor i librit, punimin e tij e ka titulluar “Personazhi dhe autori në një monografi”, duke vlerësuar se Avni Xh. Behluli në mënyrë kronologjike ka paraqitur tërë veprimtarinë prej një ideje e deri te rrumbullakimi i asaj ideje e që ishte themelimi i “SHML e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan.

E diel, 11 dhjetor 2022 – Teatri i Qytetit – Gjilan – Raporti i punës 1 vjeçare – Marrin pjesë: Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni

Sipas Rexhepit, Behluli ndjek kronologjinë e ngjarjeve, ai shkruan me një stil dokumentar, shkrimin e pasuron me faksimile, foto, pasqyra, tabela, artikuj gazetash, shkresa, pllakate, punime artistike e çka jo tjetër, andaj ai ka arsye të ndjehet i përmbushur.

Mehmetali Rexhepi, recensent i monografisë

Shefik Shkodra, redaktor i librit, ka thënë se libri i autorit Avni Xh. Behluli është i rëndësishëm, i lehtë për lexim, i qëndrueshëm dhe i pranueshëm, me tërësi korpusi dhe kronikë e plotë.

“Behluli ishte nismëtar i themelimit të kësaj shkolle dhe në të njëjtën kohë, ai i pati të gjitha faktet për të realizuar këtë monografi”, ka thënë redaktori Shefik Shkodra.

Dr. Shefik Shkodra, redaktor i monografisë ““SHML e Artit Pamor Adem Kastrati”

Avni Behluli, autor i librit, në mënyrë kronologjike ka rrëfyer për të gjitha vështirësitë, por edhe për tërë punën e bërë deri në themelimin e kësaj shkollë, e cila kërkoi shumë mund, sakrificë e deri në disa vite për t’u realizuar.

Mr. Sc. Avni Behluli, autor i Monografisë

Ai nuk la pa përmendur edhe të gjithë protagonistët në këtë rrugëtim, foli për rolin e të gjithëve, gjë për të cilën i ka falënderuar. Në shenjë përkushtimi për kontributin e dhënë, me mirënjohje post mortum është nderuar Hafiz Gashi, ish-drejtor si dhe Qemajl Mustafa, ish-kryetar i komunës së Gjilanit e në këtë përurim, me një fjalë rasti është paraqitur edhe Emrush Qamili, ish-drejtor në dy shkolla të Gjilanit, i cili librin e cilësoi me vlerë, por pa harruar se në të kaluarën pati edhe probleme dhe vështirësi, të cilat me punë, vullnet e përkushtim u tejkaluan.

Share This:

Tags: Avni Behluli Hivzi Muhrremi Mehmetali Rexhepi Shefik Shkodra
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Java e 32-të në Ligën e Parë

10 May 2025
Arte tjera

Sot mbyllet festivali i parë i Stand

10 May 2025
Lajme

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit:

10 May 2025
Kulturë

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve

10 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Mehmetali Rexhepi: Përkushtime (po)etike

14 January 2025

Rexhep F. Morina: APOTEOZA E LIRISË (poezi); botoi Shtëpia botuese FIDANI, Prizren, 2024 ÇËSHTJE TË

Kulturë Letërsi

Mehmetali REXHEPI: – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR

25 February 2024

Mehmetali REXHEPI – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR (Cikël poetik) KRUPA ndoshta terri i natës

Kulturë Letërsi

Doli nga shtypi libri “Vorbullitë” i autorit

24 January 2024

Një libër, i cili trajton ecurinë e jetës së njeriut ka parë dritën, libër

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.