Sunday 14 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, investim prej 1.3 milion eurosh

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

 U mbajt Olimpiada e XV matematike e Gjilanit – OMGJ 2023
Lajme

U mbajt Olimpiada e XV matematike e Gjilanit – OMGJ 2023

20 November 2022 0 Comment 8 min read

AA

Olimpiada u mbajt në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, e cila u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) dhe Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan.

Në olimpiadë morën pjesë rreth 70 nxënës të klasave IX-XII, të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Komunës së Gjilanit. Ajo u organizua me standarde tejet të larta dhe kushte shumë komode të ofruara nga shkolla mikpritëse.

DKA GJILAN – SHPALLË KONKURS

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

Në fillim drejtoresha e DKA-së zonja Albana Demiri, iu drejtua me një fjalë rasti të pranishmëve dhe më pas bëri hapjen zyrtare të Olimpiadës. Ajo iu drejtua nxënësve me fjalë inkurajimi, duke i uruar që të vazhdojnë traditën e sukseseve në matematikë të nxënësve tanë. Ajo poashtu premtoi një përkrahje edhe më të madhe të DKA-së dhe Komunës së Gjilanit, për këta nxënës të talentuar. Drejtoresha poashtu vlerësoi lartë punën e koordinatorit komunal të këtyre olimpiadave, profesorin e matematikës Festim Shkodra si dhe stafin e bashkëpunëtorëve të tij, për mbajtjen me standarde tejet të larta të kësaj gare, për 15 vite me rradhë.

Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe profesori Xhevdet Thaçi – prorektor i Universitetit “Kadri Zeka” (UKZ) në Gjilan.

Ai iu uroi këtyre talenteve të matematikës një ardhmëri të ndritshme me dëshirë që në të ardhmen ndonjë nga ta edhe të studijoj në UKZ.

Drejtori i gjimnazit mikpritës, z. Bekim Mustafa ju dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe ju uroi sukses si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të organizimeve të këtilla të dijes edhe në të ardhmen.

Me nga një fjalë rasti iu drejtua garuesve edhe koordinatori i OMGJ 2023, profesori Festim Shkodra. Ai iu tha nxënësve garues, se me vetë pjesëmarrjen e tyre në këtë garë të gjithë janë fitues, sepse kanë mbërri këtu pas një përgatitje të madhe. Koordinatori i falënderoi gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe DKA-në në Gjilan për përkrahjen në vazhdimësi për organizimin e këtyre olimpiadave por me dëshirë për ta rritur edhe mëtej këtë përkrahje nga institucione komunale.

Pas mbarimit të olimpiadës OMGJ 2023, u shpallen rezultatet zyrtare si vijon:

KLASA IX

Alina Bajrami – SHMU “Esat Berisha” , Llashticë / vendi i I

Erisa Dushica – SHMU “Selami Hallaçi” , Gjilan / vendi i II

Lijana Daku – SHMU “Abaz Ajeti” , Gjilan / vendi i III

KLASA X

Erdi Syla – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I

Blina Hajdini – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II

Triumf Dërmaku – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III

KLASA XI

Era Januzi – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I

Aridon Ahmeti – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II

Blerand Ajeti – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III

KLASA XII

Olt Imeri – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I

Alma Berisha – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II

Lejla Ahmeti – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III

I urojmë shumë suksese ekipit të Komunës së Gjilanit, në olimpiadat vijuese!

Share This:

Tags: Olimpiada e Matematikes OMGJ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026
Lajme

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur

12 June 2026
Sport

E jashtëzakonshme! Stadiumi i atletikës në Roganë

12 June 2026
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kosova fiton të drejtën e organizimit të

9 July 2023

Republika e Kosovës ka fituar të drejtën e organizimit të Olimpiadës së 14-të Matematike

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.