Saturday 13 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës me SHBA është përgjegjësi kombëtare

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës,

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

Kamenica përzgjedhet në iniciativën evropiane për internet publik falas

𝗡joftim nga FC Prishtina: Biletat për ndeshjen FC Prishtina – FC Drita dalin në shitje

Ansambli “Gjilani” përkujton ish-drejtorin, Nehat Ferati – Sneki

Ilir Poroshtica, ish kandidat për kryetar të Gjilanit nga Lista “Guxo”, është tërhjekur nga gara!

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Hyseni: Mbi 500 mijë euro për 4 vjet për 124 biznese në komunë

 Tirana proteston në mbështetje të Palestinës, e pranishme edhe aktivistja Greta Thunberg
Lajme

Tirana proteston në mbështetje të Palestinës, e pranishme edhe aktivistja Greta Thunberg

24 July 2025 0 Comment 4 min read

AA

Qindra qytetarë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë në tubimin e organizuar nga aktivistë dhe organizata të nismave të shoqërisë civile.

Në Shqipëri është mbajtur një tubim në mbështetje të Palestinës dhe për t’i dënuar sulmet dhe masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza, ndërkohë e pranishme në tubim ishte edhe aktivistja suedeze e njohur ndërkombëtarisht Greta Thunberg.

Qindra qytetarë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë në tubimin e organizuar me thirrjen e aktivistëve dhe me mbështetjen e disa organizatave dhe nismave të shoqërisë civile.

Të pranishmit në tubim mbanin flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet “Liri për Palestinën tani”, “Stop gjenocidit në Gaza”, “Dërgoni ushqim, jo bomba”, “Shpëtojeni Gazën tani”, “Shqipëria qëndron me Palestinën” dhe të tjera.

Thirrjeve “Liri për Palestinën” në gjuhën shqipe dhe angleze iu bashkua edhe Thunberg, e cila në fjalën e saj në tubim tha se duhet të vazhdojnë të dalin të protestojnë për Palestinën.

“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes që është e pakthyeshme, ndërkohë që nga ana tjetër e kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Ky është një vazhdim i politikave segregacioniste të paligjshme të Izraelit, i cili ka shkatërruar furra buke për ta vazhduar fushatën e urisë ndaj Gazës”, u shpreh ajo.

Thunberg theksoi se situata në Gaza është pasojë direkte e heshtjes së botës që sipas saj e lejoi Izraelin të kryente këtë akt gjenocidi.

Gjatë fjalimeve të tjera të disa aktivistëve u theksua se “Izraeli po vret qëllimisht palestinezët dhe nuk duhet të heshtim ndaj masakrave”.

Sipas organizatorëve, tubimi i sotëm është pjesë e një vale globale mobilizimi për ndërhyrje urgjente për t’i dhënë fund “përdorimit të urisë si armë lufte, pushtimit të paligjshëm të Izraelit, përfundimit të politikave sistematike të rrethimit dhe aparteidit dhe ndaljen e gjenocidit”.

Në Shqipëri janë organizuar edhe më parë tubime të tjera në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, si dhe për dënimin e sulmeve dhe masakrave të Izraelit ndaj palestinezëve.

Share This:

Tags: Tirana
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës

12 September 2025
Lajme

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos

12 September 2025
Basketboll

Gjermania – Finlanda, mbyllet pjesa e parë

12 September 2025
Lajme

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

12 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Dyshohet se e goditi me shuplakë një

31 August 2025

Një 28-vjeçare, me profesion edukatore, është proceduar penalisht pasi akuzohet për dhunë. Sipas policisë,

Lajme

Tirana mikpritëse e Samitit të NATO-s në

25 June 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Samiti i NATO-s në vitin 2027

Lajme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T.

9 June 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.