Tërmeti afër Kllokotit, Mustafa: Pati forcë të ulët
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, tha se tërmeti që goditi sot Kosovën nuk kishte potencialin të rrezikonte qytetarët ose ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.
Tërmeti u ndje më fortë në zonën Viti-Gjilan, në afërsi të Kllokotit dhe sipas Mustafës, tërmeti kishte magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.
Bazua në të dhënat që ISK-ja ka publikuar, thellësia hipoqendrore ishte 7 kilometra.
Njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj – Viti – Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Juglindje të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri
