Tentim vrasje në Kamenicë, i dyshuari në arrati
Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Kamenicë, njofton policia. Sipas raportimeve zyrtare, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër mashkull.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjendet në arrati. Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa prokurori është njoftuar zyrtarisht.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
