Tejkalim në vijë të plotë, dhe tejkalim i shpejtësisë së lejuar
Gjilan, 30 maj 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtarë të Policisë së Kosovës ka pranuar video incizime në të cilat shihet vozitësi duke drejtuar automjetin e tij, ku ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion duke rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Ndërsa vozitësi tjetër, gjatë matjes me anë të radarit laserik nga ana e njësitit të komunikacionit Rajonal ka tejkaluar shpejtësinë, aty ku ishte e limituar në bazë te shenjës 50 km/h, gjersa ai ishte duke lëvizur me shpejtësi 117km/h.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba, për secilin veç e veç, njërit në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dhe të shqiptuar dy (2) pikë negative, ndërsa ndaj kundërvajtësit tjetër treqind
(300) euro si dhe i është shqiptuar masa mbrojtëse e heqjes së patent – shoferit në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.