Friday 27 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër në komunën e Kllokotit

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Arrestohet një grua në Prishtinë, tentoi ta godasë me thikë burrin

Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike – Do kërkojmë një konsultë me kryesuesin e

“120 rroga, 0 përgjegjësi”, shoqëria civile sërish protestë para Kuvendit

Arrestohen vjehrra dhe nusja në Prishtinë- u rrahën mes vete

GJILAN: Fillon fasadimi i banesave kolektive në Gjilan

Ambasada e SHBA pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësi e liderëve për ta konstituar Kuvendin dhe

Mbahet takimi publik për punën e ekzekutivit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025

 Teatri “Integra” me shfaqjen “Stiffler” (“Thika”), vë në “s’provë” moralin e shëndetësisë dhe shoqërisë përmes fatit të keq të një prostitute
Lajme

Teatri “Integra” me shfaqjen “Stiffler” (“Thika”), vë në “s’provë” moralin e shëndetësisë dhe shoqërisë përmes fatit të keq të një prostitute

24 January 2025 0 Comment 7 min read

AA

Festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës 2025”, në natën e dytë garuese solli në konkurrencë para publikut gjilanas shfaqjen “Stiffler”, prodhim i teatrit alternativ “Integra” nga Prishtina.

Që në hapje të siparit, shikuesit e kufizuar në numër, u ballafaquan me disa ndodhi e ngjarje të befasishme e të përnjëhershme në strukturën e shfaqjes, përfshirë tekstin e autores, çasjen e mbarështrimit skenik nga regjisori, si dhe lojën e aktorëve, të cilët përgjatë rrjedhës së shfaqjes i hasim të transformuar në disa karaktere.

Në një mëngjes të rëndomtë, Hava, një punëtore seksi mbi të 40-at, futet në dhomën e pranimit të emergjencës së spitalit me një thikë të ngulur në shpinë, fatkeqësi që i kishte ndodhur një natë më parë nga një klientë i saj.

Tema e mbarështruar me kryepersonazhe një femër prostitutë që ofron shërbime seksuale, i vë në sprovë të patjetërsueshme shikuesit prezentë për t’i mbajtur të tillë, “të lidhur” emocionalisht me shfaqjen, dhe koshientë për atë që do të pasojë gjatë tërë rrjedhës së saj, nga fillimi deri në fund!

Kjo u pa nga audienca si gjetje atraktive autoriale, sikurse edhe zgjuarësi nga ana e regjisorit, i cili ishte ai që sendërtoi skenikisht një situatë të tillë, e cila situatë do të pasohet më pas duke mbajtur po atë nivel “tensioni” gjatë tërë rrjedhës, ngase deshi apo s’deshi publiku, thika “Stifler” në shpatullën e prostitutës e prodhonte nga aspekti psikologjik një gjendje të tillë emocionale.

E për të shkaktuar tensione akoma më të ndjeshme dramatike, regjisorit Kushtrim Koliqi, nuk i ngutej t’i qartësonte gjërat! Ai, me dorën e tij tashmë të stërvitur regjisoriale, e lë në mëshirë të neglizhencës së stafit pranues brenda ngjarjes në emergjencë të spitalit, fatin e prostitutës me thikë në shpatull, e cila mezi arrinte të merrte frymë! – Përveç kësaj, krahas fatkeqësisë së prostitutës, regjisori përmes lojës së shkëlqyeshme të aktorëve, veçmas nga Rebeka Qena, mjaft sigurtë arriti të paraqesë realitetit tonë të ndjeshëm, gjegjësisht neglizhencës e sistemit të shëndetësisë, të cilën si dukuri e hasim mjaft shpesh në përditshmëri, madje gjithandej në mjekësi, si në pediatri e akusheri ashtu edhe në stomatologji e gjinekologji!

Por regjisori e autorja sikur nuk mjaftohen vetëm me vënien në spikamë të të palarave të sistemit të rënduar shëndetësorë nga ana e ndonjërit nga zyrtarët byrokratë në shfaqje. Ata shkojnë akoma më larg, për të vënë në sprovë edhe kredibilitetin e policisë dhe atë të sistemit të drejtësisë.

Njëkohësisht, ata përçojnë mesazhin e qartë për rrezikun që i kanoset shoqërisë nga neglizhenca institucionale me shumë byrokraci. Fundja, është misioni i teatrit t’i “korrigjojë” veset e shoqërisë përmes formave artistike/skenike, të cilin mision autorët në prapaskenë dhe ekipi në skenë arrijnë ta pasqyrojnë shtruar e qartë para publikut.

Ashtu sikurse pritej, nuk munguan opinionet pozitive për shfaqjen “Stiffler” (“Thika”), sikurse që nuk munguan as opinionet pozitive për nivelin artistik e estetik të shfaqjes.

Mendim të njejtë kishte edhe kritiku, Shemsi Doda, i cili e vlerësoi shfaqjen pozitivisht dhe në funksion të rolit të institucionit të teatrit si mision që ka në shoqëri.

“Teatri ka rol të rëndësishëm në luftimin e dukurive negative në familje e shoqëri, duke shërbyer si një platformë për edukim e reflektim. Si i tillë, teatri mund të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjësimit mbi problemet sociale… Përmes personazheve dhe situatave që reflektojnë realitetin e përditshëm, teatri mund të ilustrojë sfidat dhe problemet që ndodhin brenda familjeve dhe shoqërisë”, tha ai, duke vënë theksin tek nevoja e trajtimit të këtyre temave, pasi si të tilla, sipas tij, ushqejnë dialogun dhe inkurajojnë veprimin, duke kontribuar njëkohësisht në krijimin e një shoqërie më të drejtë e më të vetëdijshme.

Shfaqja “Stiffler” ishte pjesë e programit të natës së dytë të festivalit të dramës “Talia e Flakës”, prodhim i teatrit “Integra” – Prishtinë.

Teksti: Doruntina Basha

Regjia: Kushtrim Koliqi

Assitente: Kreshnike Osmani,

Luajnë: Rebeka Qena Adrian Morina Armend Smajli

Skenografia: Mentor Berisha .

Kostumet: Njomza Luci

Dizajner i dritave: Skender Latifi

Festivali i Dramës “Talia e Flakës 2025” vijon më 24 janar 2025, me shfaqjen e natës së tretë, “13”, nga Teatri “Adriana” nga Ferizaji, me tekst të Sylejman Rushitit.

Share This:

Tags: Teatri "Integra"
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër

27 June 2025
Uncategorised

𝐁𝐞𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 350 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣 𝐭ë 𝐅𝐒𝐊-𝐬ë

27 June 2025
Lajme

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik

27 June 2025
Lajme

Bundestagu Gjerman zgjat praninë e pjesëtarëve të

27 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.