Sunday 21 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin dhe Parkun, reagimet për prerjen e lisave janë

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

 Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri të martën
Lajme

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Parlamenti Evropian diskuton për situatën në veri të martën

29 September 2023 0 Comment 4 min read

AA

Parlamenti Evropian do të diskutojë të martën lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftimin e publikuar në faqen PE’së, thuhet se diskutimi do të mbahet të martën pasdite.

“Pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në veri të Kosovës, eurodeputetët do të diskutojnë të martën pasdite për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin. Këtë javë, Përfaqësuesi i Lartë dënoi në termat më të ashpër sulmin e një bande të armatosur kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe tre sulmues”, thuhet në njoftim.

Aty rikujtohet se si përmes dy raporteve të miratuara në maj të këtij viti, eurodeputetët kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke.

“Në dy raporte të miratuara në maj 2023, eurodeputetët i kërkuan Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të arrijnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave bazuar në parimin e njohjes reciproke. Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012 dhe negociatat për anëtarësim kanë filluar në vitin 2014. Kosova zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor 2022”, përfundon njoftimi i PE’së.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më herët ka prezantuar pamje me dron, ku shfaqet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, bashkë me terroristët e tjerë në Banjskë. Sveçla ka thënë se Radojiçiq ka qenë udhëheqësi i grupit terrorist.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin terrorist dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./Reporteri.net

Share This:

Tags: BE Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin

21 June 2026
Lajme

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua

21 June 2026
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026
Lajme

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do

20 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Profesoresha nga Gjilani – Kosova, dr. Milote

18 June 2026

Profesoresha nga Kosova, dr. Milote Sadiku, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Regensburgut

Lajme

Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri

7 June 2026

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri

Lajme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Austri

4 June 2026

Kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Austri – Kosovë, për tifozët vendas dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.