Sunday 21 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

Riad Rashiti: PDK do ta kundërshtoj fuqishëm nismën për hapjen e deponisë së mbeturinave inerte

Parashikimi i motit për të premten, 19 qershor 2026

 Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjykata merr vendim për të dyshuarin
Lajme

Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjykata merr vendim për të dyshuarin

14 August 2023 0 Comment 4 min read

AA

Të premtën kur po mbahej një protestë si shenjë pakënaqësie ndaj një performance në “DokuFest” është sulmuar gazetari i Gazetës Nacionale Vullnet Krasniqi dhe kameramani.

Për këtë rast policia arrestoi personin e dyshuar A.K., dhe i njëjti u ndalua për 48 orë. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka konfirmuar se A.K., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Zëdhënësi Lekaj tha se të pandehurit do t’i llogaritet masa e paraburgimit prej kohës së arrestimit 11. 08. 2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 11. 09. 2023, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“I pandehuri A.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrat e tij zyrtare – të dëmtuarin V.K., (gazetar), në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari V.K., (gazetar), gjatë kryerjes së detyrës së tij merr në intervistë të pandehurin, ky i fundit A.K., e shtyen me dorë duke e sulmuar, pastaj, i dëmtuari V.K., vazhdon ti intervistojë protestuesit të tjerë të pranishëm ku has në rezistencë, të të pranishmëve, dhe persona të tjerë e sulmojnë fizikisht gazetarin me të cilat veprime tek i njëjti shkaktojnë shqetësim”, tha Lekaj.

I njëjti shtoi se me rastin e caktimit të paraburgimit, “Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dy (2) të dëmtuarit, dëshmitarë të tjerë dhe të dyshuar të tjerë eventual, si rezultat i të kësaj caktimi i paraburgimit për të pandehurin është i nevojshëm, dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit”.

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në konstatim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim edhe të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, u shpreh zëdhënësi Lekaj.

Për këtë ngjarje policia ka njoftuar edhe për suspendimin e një zyrtari policor në Prizren, me gradën rreshter, për siç ka thënë policia sepse nuk ka reaguar në menyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit.

Rreshteri është suspenduar për 72 orë.

“Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve  gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimit dhe me sugjerimin nga IPK, me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren”, ka njoftuar PK.

Share This:

Tags: Gazetari Gjykata Vullnet Krasniqi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026
Lajme

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do

20 June 2026
Lajme

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit

20 June 2026
Lajme

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët

20 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kërkesa e Vetëvendosjes për Presidentin, deklarohen nga

6 March 2026

Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se e ka pranuar kërkesën e kryetares së

Lajme

Nëna e argjentinases thotë se do t’i

19 February 2026

Magdalena Urdangaray, nëna e argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë nga i dashuri i

Ciceroni Featured Lajme Opinione

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim

19 February 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.