Monday 30 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën në forumin më të madh evropian për demokraci

Kurti insiston në votimin e fshehtë: Ta provojmë, o fiton Albulena, o ne e sjellim

Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat ia marrin veturën qytetarit nga parkingu i LC

Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë

Drejtori Isufi: Po evidentohen dëmet që u shkaktuan nga breshëri dhe stuhia

Fakultetin e Shkencave Sociale të UKZ-së ka mbajtur trajnim për përpunimin e të dhënave hulumtuese

Tragjedi në Durrës: Pushuesi gjendet i vdekur në det

Irfan Musliu është kryetar i ri i Klubit Rotarian të Gjilanit

Sllovenia ultimatum BE-së: Nëse nuk veproni në Gaza, do të ndërhymë ne në mënyrë të

 Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën në forumin më të madh evropian për demokraci dhe zhvillim rinor “Almedalen 2025” në Suedi
Lajme

Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën në forumin më të madh evropian për demokraci dhe zhvillim rinor “Almedalen 2025” në Suedi

30 June 2025 0 Comment 6 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është krenar të ndajë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz të Erletë Baliqit, studente e dalluar në UKZ, në ngjarjen më të madhe demokratike dhe rinore në Evropë, “Java e Almedalen”, e cila u zhvillua në Visby të ishullit Gotland, Suedi.

Erletë Baliqi ishte pjesë e delegacionit të Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave (CCNO), organizatë që përfaqësoi Kosovën në këtë forum, në mesin e tetë shteteve pjesëmarrëse nga Evropa. Pjesëmarrja e saj shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për UKZ-në, por edhe për të gjithë të rinjtë kosovarë që synojnë të jenë pjesë aktive e dialogut dhe vendimmarrjes në nivele ndërkombëtare.

Gjatë këtij festivali, i njohur si platforma më e madhe evropiane për dialog demokratik, Erleta ishte pjesë e panelit tematik “Rinia dhe Demokracia”, ku ndau vizionin dhe perspektivat e të rinjve nga Kosova për të ardhmen demokratike të rajonit dhe Evropës. Në të njëjtin kontekst, ajo diskutoi mbi rolin e të rinjve në fuqizimin e shoqërisë, sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë për përfshirje aktive në procese politike dhe zhvillimore.

Erleta tha se, të jesh pjesë e “Javës së Almedalen”’ si përfaqësuese e të rinjve nga Kosova dhe si studente e Universitetit Publik “Kadri Zeka” është nder dhe përgjegjësi. Ajo tha se kjo përvojë i ka dhënë besim se zëri i të rinjve ka peshë dhe mund të sjellë ndryshime të prekshme në shoqëri.

Nndërkohë në një tjetër panel të rëndësishëm, të titulluar “One Europe Whole and Free – The Western Balkans and the European Union”, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të diplomacisë kosovare, përfshirë Sekretarin e Parë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi, Dren Zeka, i cili theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe rolin qendror të të rinjve në këtë proces.

Po ashtu, gjatë “Javës së Almedalen”, u zhvilluan edhe dy seminare me rëndësi strategjike në Muzeun e Gotland-it: “Eksplorimi i së ardhmes së Evropës: Një perspektivë rinore”, ku përfaqësues të rinj nga e gjithë Evropa shkëmbyen ide me ambasadorë dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe “Inteligjenca Artificiale formëson Demokracinë – Koha për Veprim”, ku u trajtuan ndikimet e AI në të ardhmen e demokracisë.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vlerëson lart përfaqësimin e Erletë Baliqit si dëshmi e cilësisë dhe përgatitjes së studentëve të tij për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve ndërkombëtare. Kjo pjesëmarrje jo vetëm që promovon institucionin tonë në arenën evropiane, por edhe dëshmon për rolin e rëndësishëm që të rinjtë tanë mund të luajnë në ndërtimin e një Evrope më gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

UKZ do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm studentët në iniciativat që u japin atyre zë dhe hapësirë në nivele ndërkombëtare, duke kontribuar në fuqizimin e tyre profesional dhe qytetar.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit,

30 June 2025
Lajme

Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën

30 June 2025
Lajme

Kurti insiston në votimin e fshehtë: Ta

30 June 2025
Lajme

Vjedhje në qendër të Gjilanit – Hajnat

30 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin

30 June 2025

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë

Lajme

Fakultetin e Shkencave Sociale të UKZ-së ka

30 June 2025

Më 19 qershor 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Publik

Lajme

UKZ nis përgatitjet për Ceremoninë e Diplomimit

27 June 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar përgatitjet për organizimin e Ceremonisë së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.