Stivi Frashëri largohet nga Ballkani
Stivi Frashëri nuk është më pjesë e Ballkanit. Portieri shqiptar i ka ndarë rrugët me klubin nga Suhareka pas suksesit të jashtëzakonshëm që e patën bashkërisht.
Therandasit u shpallën kampionë të dyfishtë të Kosovës, ndërsa në portë e kishin gardianin e tyre të sigurt.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit Portokalli, i cili e falënderoi portierin për kontributin e dhënë.