
Stadiumi i Gjilanit pritet të filloj punimet, vlera e projektit 12,783,110 Euro
Sot është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan. Vlera e investimit është 12,783,110 milionë euro.

Ky stadium nuk është thjesht një projekt infrastrukturor për Gjilanin, por është pjesë e identitetit të qytetit. Një hapësirë ku gjenerata të tëra janë lidhur me futbollin, emocionin, pasionin dhe historinë.
Punimet pritet të nisin së shpejti dhe të përfundojnë brenda 24 muajve. Projekti ka hyrë në binarë të qartë dhe do të ndiqet me përkushtim nga MKRS dhe të gjithë akterët përkatës, thuhet në njoftim të kësaj ministrie.
