Sot tri ndeshjen në Superligën e Kosovës, luhet për Evropë dhe mbijetesë
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 31-të.
Ndeshja kryesore zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret Ballkanin, në një përballje ku vendasit duan një vend në garat evropian, ndërsa mysafirët titullin e kampionit.
Ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina pret Llapin, në luftë për një vend në garat evropiane.
Aspak më interesant nuk do të jetë as në “Riza Lushta” ku Trepça ’89 do të kërkojë pikët e mbijetesës ndaj Gjilanit, që duket afër një vendi për Evropë.
Në ndeshjet e djeshme Drita fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 3-0, ndërsa Malisheva triumfoi si mysafir ndaj Drenicës me rezultat 2-1.