Sot mbahet seanca për të arrestuarit e djeshëm për manipulim të votave
Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se sot, nga ora 14:00, janë caktuar seancat dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23.01.2026 janë ndaluar 109 persona.
Ndalimet janë kryer lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit. Seancat po zhvillohen në Gjykatën Themelore në Prizren, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë për të dyshuarit.
Rasti mbetet nën hetime nga organet përkatëse, ndërsa Gjykata Themelore në Prizren do të vazhdojë të informojë publikun në përputhje me procedurat ligjore./Zëri
