
Sot dy ndeshje interesante në Superligë, derbi luhet në Suharekë
Sot janë në orar për t’u zhvilluar gjithashtu dy takime interesante, ku vëmendja padyshim se do të jetë në Suharekë në derbin lokal.

Ballkani është nikoqir i Suharekës në ndeshjen që pritet të luhet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.
Në ndeshjen tjetër, jo më pak të rëndësishme, Gjilani e pret Ferizajn, në takimin që vlen më shumë se tri pikë, për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Dje u zhvilluan dy përballje, ku Drita fitoi 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 dhe Malisheva mposhti 1-0 Prishtinën.
