Monday 17 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 Si ndikon për shëndetin e trurit zgjimi herët në mëngjes
Lajme Shëndeti

Si ndikon për shëndetin e trurit zgjimi herët në mëngjes

6 April 2025 0 Comment 6 min read

AA

Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë, sidomos në rastet kur rehatia që të ofron krevati dhe jastëku nuk kanë të krahasuar me botën jashtë.

E vërteta është që zgjimi herët në mëngjes kërkon disiplinë dhe vetë kontroll.

Zgjimi në mëngjes të jep shumë kohë dhe të ofron ndjesinë e arritjeve të suksesshme që të presin në 12 orët e ardhshme.

Zgjimi herët, ushqyerje e shëndetshme

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës që nuk duhet anashkaluar.

Nëse zgjoheni vonë, me siguri nuk do të hani mëngjes dhe organizmi juaj do të ketë një fillim të vështirë.

Mëngjesi është baza e të ushqyerit shëndetshëm në mënyrë afatgjatë dhe të ndihmon në shmangien e ushqimeve të shpejta e të pashëndetshme gjatë ditës.

Ata që zgjohen herët janë më proaktivë

Studimet kanë treguar që njerëzit që zgjohen herët kanë më shumë vetëbesim, janë më të mprehtë dhe të përqendruar por edhe më ndërveprues.

Ora e parë e ditës dhe mënyra se si e shpenzoni atë, është përcaktuese jo vetëm për orët në vijim por edhe për jetën në përgjithësi.

Zgjimi herët pakëson stresin dhe ju ndihmon të keni një sjellje më pozitive.

Shpërqendrimet në orët e para të mëngjesit janë të pakëta, ndërprerjet po ashtu.

Pas një gjumi të mirë, truri është gati t’i futet punës. Jeni më efikas dhe punoni më mirë. Ata që zgjohen herët marrin vendime të mira, planifikojnë dhe vendosin objektiva.

Më shumë kohë për aktivitet fizik

Aktiviteti fizik herët në mëngjes nuk shkakton përplasje me planet tuaja ose punën gjatë ditës. Është thuajse e pamundur të anuloni një aktivitet fizik të caktuar në mëngjes në krahasim me ato të mbrëmjes që anulohen falë planeve të minutës së fundit.

Stërvitja fizike sjell shumë energji për të përballuar ditën.

Zgjimi herët promovon një gjumë më të mirë. Nëse flini herët dhe zgjoheni herët, ora juaj e brendshme funksionon në bazë të një rutine specifike. Ju do të ndiheni më të qetë dhe pa lodhje.

Arritje më të mëdha

Zgjimi herët nënkupton vendosje objektivash dhe detyra të arrira. Nëse i vendosni vetes një objektiv, ju do të përpiqeni fort që ta arrini atë.

Do të jeni më produktivë dhe më të lumtur me arritjet tuaja.

Të zgjuarit herët do të thotë që ia keni kaluar të gjithëve, jeni më të qetë, më të organizuar dhe më të arrirë në krahasim me të tjerët që vrapojnë për në zyrë.

Kjo do t’ju shfaqë si më të përkushtuar dhe më punëtorë në sytë e shefit.

Kur zgjoheni herët, keni më shumë kohë të planifikoni, mendoni, organizoheni dhe bëni strategji për arritjet e ditës.

Vetëpërmbajtje

Zgjimi herët kërkon disiplinë. Kontrollin mbi jetën tuaj e keni ju.

Do të pajiseni me aftësi për menaxhimin e kohës, do të jeni më të organizuar, më të vetë përmbajtur dhe më të qartë në ide dhe vizion. /Agroweb

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Futboll

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026

Drita dhe Ballkani e nisin sot rrugëtimin në sezonin e ri të Superligës së

Arte Pamore Kulturë

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026

Piktori i njohur Jetullah Haliti-Eti, do të merr pjesë në ekspozitën kolektive të artistëve

Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026

Leon Agaj ka përmbyllur me sukses trajnimin profesional dhe është diplomuar si Oficer Korrektues

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.