Sot dita e Hana Beiqit, garuesja e fundit nga Kosova në Lojërat Olimpike
Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.
Beiqi e cila ka vetëm 15 vjet, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike.
Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë.
Garat e notit nisin nga ora 11:00.
Kujtojmë që Kosova u paraqit me nëntë garues në Lojëat Olimpike, ku fitoi edhe dy medalje olimpike, një të argjendtë dhe të bronztë.