Tuesday 17 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me mirënjohje për përkushtim dhe profesionalizëm në detyrë

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen realitet

Urgjente: Kërkohet ndihmë për 10-vjeçarin, është diagnostikuar me leucemi akute

150 familje në nevojë përfitojnë pako ushqimore në Gjilan

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit në renovim, paralajmërohet reduktim i përkohshëm i kapaciteteve

Ndeshja Poloni-Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Afatet dhe si të aplikoni

Studime: Shkruan Prof. Dr. Shyqri Galica – Vetëdija kritike dhe estetike e Konicës

QKK uron aktoren Luana Bajrami për suksesin në ceremoninë Oscars

Rahimaj organizon iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Kamenicë

 S’ka rrezik as përfitim për ekonominë e Kosovës nga kriptovalutat..!
Ekonomi

S’ka rrezik as përfitim për ekonominë e Kosovës nga kriptovalutat..!

21 August 2021 0 Comment 5 min read

AA

Kriptotregtia është industria më e përfolur aktualisht në botë. Shumë shtete tashmë e kanë rregulluar me ligj përdorimin e tyre, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të Bashkimit Evropian. Edhe Shqipëria është në proces të lejimit të monedhave virtuale. Sipas projektligjit, tregtarët duhet të pajisen me licenca për t’u marrë me to.

Dy monedhat kryesore të kësaj fushe janë Bitcoin, vlera e të cilit aktualisht është 26 mijë euro dhe Etherum që vlerësohet afër dy mijë euro.

Parlamenti i Kosovës ka filluar nismën për hartimin e një ligji të posaçëm i cili ka për synim rregullimin e kriptovalutave. Kjo iniciativë po mirëpritet nga njohësit e çështjeve ekonomike. Ata vlerësojnë se nuk ka ndonjë rrezik po as ndonjë përfitim substancial sa i përket ekonomisë së vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se duhet të rregullohet çështja e keqpërdorimit të energjisë elektrike për  prodhimin të kriptovalutave në pjesë e veriut.

“Nuk është çështje e përfitimeve apo lidhjes së drejtpërdrejtë me ndonjë dëm ekonomik për vendin. Këto janë vendime individuale për investime. Nuk shoh ndonjë rrezik po as ndonjë përfitim substancial sa i përket ekonomisë së vendit në tërësi. Çka duhet të definohet më së pari është çka ne po dojmë me rregullua nëse e kemi fjalën për prodhimin e kriptovalutave që tash na ka dalë problem. Së paku ka indikacione që në pjesën e veriut edhe po shpenzohet sasi e madhe e energjisë elektrike pasi që e rrit konsumin e energjisë elektrike. Kjo çështje duhet të shihet se si të rregullohet. Në anën tjetër nëse dojmë me u rregullua nga aspekti fiskal nga tatimi i të hyrave që krijohen kriptovaluta edhe këtu duhet të bëhet me kujdes se si mund të rregullohet. Nëse duhet të rregullohet nga pjesa e përfshirjes së tyre në sistemin financiar unë mendoj që këtu jemi herët sepse ka edhe debat global, sa mund të jenë kriptovalutat si instrumente edhe të pagesave. Ne nuk e kemi një treg të sofistikuar financiar edhe me instrumente të tjera që janë më konservative. Më shumë  e kisha parë rregullimin nga pjesa që të mos keqpërdoret energjia elektrike”, tha Rukiqi. 

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se Kosova duhet t’i ndjek praktikat e Bashkimit Evropian për rregullimin me ligj të kriptovalutave.

Ai tha se ka pasur raste të kolapsimit të kriptovalutave të caktuara në këta muajt e fundit dhe i bie që investitorët duhet të jenë më të kujdesshëm për sa i përket investimit që ata bëjnë në këto lloj asetesh.

“Gjithçka varet nga niveli në të cilin investitorët nga Kosova kanë investuar në kriptovaluta por megjithatë iniciativa e fundit e deputetëve të Kuvendit për të rregulluar në aspektin ligjor këtë çështje është iniciativë që duhet të mirëpritet. Besoj që duke përfshirë edhe shtetet anëtare të BE-së dhe meqenëse Kosova synon të bëhet pjesë e BE-së atëherë besoj që praktikat e saj ligjore për sa i përket rregullimit të çështjes së kriptovalutave dhe eliminimit të çfarëdo rreziku potencial i cili mund të paraqitet në të ardhmen duhet të bëhet pikërisht në përputhje me direktivat e BE që synohen të krijohen për çështjen e kriptovalutave. Në këtë mënyrë ofrohet edhe mbrojtje më e madhe për investitorët dhe rregullim më i mirëfilltë i tregut të kriptovalutave duke e ditur që deri më tani ka funksionuar në mënyrë të parregulluar. Unë mendoj që rrezikun e marrin përsipër investitorët të cilët vendosin të investojnë në valuta të tilla. Ka pasur raste të kolapsimit të kriptovalutave të caktuara në këta muajt e fundit dhe i bie që investitorët duhet të jenë më të kujdesshëm për sa i përket investimit që ata bëjnë në këto lloj asetesh”, tha Zeka.

Ligji për kriptovalutat mund t’i detyrojë ata që merren me këtë tregti, t’i paguajnë tatim shtetit.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me

16 March 2026
Lajme

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u

16 March 2026
Lajme

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen

16 March 2026
Lajme

Urgjente: Kërkohet ndihmë për 10-vjeçarin, është diagnostikuar

16 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjilan – Polici Ron Shkodra nderohet me

16 March 2026

Zyrtari policor Ron Shkodra është nderuar me mirënjohje nga Policia e Kosovës për angazhimin

Lajme

Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u

16 March 2026

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pas rrëzimit nga një lartësi gjatë

Lajme

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen

16 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim ministrin e Sportit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.