Wednesday 6 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

Arsenali e pren biletën për Budapest, finalisti i parë i Champions sivjet

Licencohen FC Drita dhe 9 klube tjera kosovare për garat evropiane, dy nga Superliga jo

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Shtyhet për 20 korrik shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK’së

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06 maj 2026

 Situata në veri të Kosovës/ Reagon DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve
Lajme

Situata në veri të Kosovës/ Reagon DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

28 September 2023 0 Comment 4 min read

AA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Sulmuesit e dyshuar – që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë.

Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësojë si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri.

Radoiçiq – që është nën sanksione amerikane – sipas presidentit serb do të merret në pyetje nga organet kompetente serbe. Burimi: / REL

Share This:

Tags: DASH ShBA USA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit

6 May 2026
Lajme

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia

6 May 2026
Lajme

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të

6 May 2026
Lajme

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues

6 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin

2 May 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë,

Lajme

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet

30 April 2026

30 prill 2026| 21:10 – Kongresmeni Keith Self së bashku me Kongresmenin Ritchie Torres

Lajme

Ministri iranian: Ngushtica e Hormuzit do të

9 April 2026

Ministri iranian Khatibzadeh ka deklaruar se Irani do të “ofrojë siguri për kalim të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.