Wednesday 11 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Letrat më të famshme të dashurisë!

Qytetari publikon pamje pas tërmetit, ja çka ndodhi brenda marketit në Prizren

“E dashura ime perfekte”, kur dramaturgu, Arthur Miller i shkruante Marilyn Monroes

Tiranë: Përshkallëzohet situata para Parlamentit, protestuesit hedhin molotov e policia gaz lotsjellës

Tërmet në Kosovë, mbi 4 ballë magnitudë

QKMF – Gjilan: Mirënjohje për 42 vite shërbim, Pensionohet infermierja Rrushe Hasimi

Tërmet në Kosovë

Rritet subvencioni mujor për punësim të të rinjve nga 170 në 300 euro

Incidenti fizik në shkollën “Pavarësia”, reagon ministrja Nagavci

Dyshimet për dallavere me vota, intervistohen 14 persona në Gjilan

 Silvana Begaj, me letër nënës, “i troket” kumbueshëm ndërgjegjes kolektive
Featured Lajme

Silvana Begaj, me letër nënës, “i troket” kumbueshëm ndërgjegjes kolektive

7 November 2022 0 Comment 6 min read

AA

E dashur nënë! Ti e di dashurinë time për të shkruajtur letra, por kurrë nuk të kam shkruajtur ty. Gjithmonë kam menduar se ti më lexon me shikim dhe nuk ke nevojë për fletë të bardha e lapsa të zinj. Por sot ndjeva nevojën të të shkruaj! Nevojë që vjen nga një acarim i brendshëm!

Pash një video që qarkulloi në rrjete sociale dhe një reagim kërcënues kundër dhunës së përdorur ndaj një të moshuare, ndaj një nëne, ndaj një qënie njerëzore. Duket si: Reagimi i një shoqërie të dhunuar që dhunon! Shpresoj mos ta kesh parë këtë video sepse e di që do të prekesh. Nuk e di se sa do prekesh më shumë, për videon e dhunës, apo për reagimin e dhunshëm?!

Nënë! I ke parasysh ato paradat ku protestohet kundër dhunës kryesisht ndaj femrave? Janë evente për t’u përdorur si pasarela mode, fotografi dhe lajme portalesh se realisht ne jemi shoqëri që dhunën e kemi pjesë të përditshmërisë. Reagime fasadë!

Ne jemi një shoqëri e rritur me dhunë në kopshte, shkolla, punë, rrugë, familje e kudo. Reagimi që bëhet në facebook është vetëm sa për të lehtësuar sadopak ndërgjegjen e për të qënë protagonist.

E dashur nënë! Ti mbase rrjetet sociale nuk i ndjek, por emisione dhe lajmet i ndjek rregullish! I ke dëgjuar kryetarët e partive, ligjvënësit, njerëzit publikë se me çfarë gjuhe të dhunshme flasin? – Sigurisht që i ke dëgjuar. Kudo që ta lëvizësh telekomandën shikon po ata duke treguar dhëmbët dhe duke infektuar breza ndër vite me këtë komunikim.

Ish presidentë, ish kryeministra e kryetarë partish që bërtasin, kërcënojnë, shtypin qytetarë dhe ne i quajmë heronj dhe i ndjekim, por ama kur shikojmë një video të tillë ne acarohemi, reagojmë, mallkojmë, shajmë, ofendojmë dhe përsëri kercënojmë. Reagimi jonë si shoqëri kundër dhunës është me dhunë!

E dashur nënë! Ti e di mirë se demokracia prodhoi kaq shumë viktima sa nuk e di pse u quajt e kundërta e komunizmit. Ti e di se që në vitin 1990 e deri më sot sa të dhunuar e të vrarë dëgjojmë ç’do ditë, qoftë ndaj njëri tjetrit po ashtu edhe nga shteti ndaj nesh.

Në demokraci, vritet në mes te bulevardit për një mendim ndryshe, nënë, dhe ne çuditërisht i adhurojmë si Perëndi e Olimpit dhe nuk reagojmë si për atë video. Se këta që na kanë udhëhequr e na udhëheqin janë dhunues nënë. Dhunës që bëjnë sikur po na shpëtojnë nga një dhunues tjetër për të na dhunuar vetë.

Por ç’të të them më shumë se ç’di ti o nënë? Admirimi që shprehim ndaj “drejtuesve të xhunglës” është mëkati më i madh që ne po bëjmë. Këto rastet sporadike janë thjesht disa kopje të shëmtuara dhe amatore ndaj krimeve të vërteta që ne përjetojmë si shoqëri.

Po ta shkruaj këtë letër, nënë, se shpesh është më mirë të bësh diçka gabim se të mos përpiqesh të bësh diçka mirë.

Share This:

Tags: Silvana Begaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje – 10.

11 February 2026
Featured

Letrat më të famshme të dashurisë!

10 February 2026
Ciceroni

Qytetari publikon pamje pas tërmetit, ja çka

10 February 2026
Ciceroni

“E dashura ime perfekte”, kur dramaturgu, Arthur

10 February 2026
RELATED Stories for you
Opinione

Shkruan Silvana Begaj, Suedi: – “Paketa e

31 October 2025

Nga: Një shqiptare në mërgim, por me shpirtin në Shqipëri. Dhe ndoshta nga çdo

Shëndeti

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin,

9 October 2025

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! As

Opinione

Shkruan: Silvana Begaj, Stokholm – Ejani të

30 April 2025

Ejani të votojmë, Se edhe heshtja lodhet një ditë! Ka më shumë kandidatë për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.