Wednesday 14 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 Shtrenjtimi i rrymës paralajmërim edhe për ngritjen e çmimeve të produkteve të tjera në Kosovë
Lajme

Shtrenjtimi i rrymës paralajmërim edhe për ngritjen e çmimeve të produkteve të tjera në Kosovë

10 April 2023 0 Comment 8 min read

AA

Për familjen katër anëtarësh Makovci nga Millosheva e Komunë së Obiliqit, një rritje e re e çmimeve të produkteve do të ishte vështirë e përballueshme.

 SHPALLJE

Zona Ekonomike – Takim Publik

Zona Ekonomike – Takim Publik

Të ardhurat mujore në familjen e saj nuk kalojnë mbi 400 euro. I vetmi i punësuar është djali i saj, i cili punon si shofer taksie.

“Nuk e di si do t’ia bënim… Do të blejmë gjëra më pak. Edhe ashtu janë shtrenjtë. Nëse para më shumë se një viti me 100 euro kam blerë disa nga produktet për një muaj, tani ato janë dyfish më shtrenjtë”, thotë kryefamiljarja Sherifja.

“Me shumë vështirësi e mbyllim muajin. Kemi shpenzime jo vetëm për ushqime, por edhe për rrymën, ujin, mbeturinat e të tjera”, shton ajo.

Në Kosovë, si gjetiu në botë, inflacioni ka nisur të rritet në fund të vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia COVID-19, ndërsa ka marrë hov nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Por, një rritje të re të çmimeve janë duke e paralajmëruar përfaqësuesit e bizneseve dhe pronarët e kompanive prodhuese. Kjo, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Nga 1 prilli, në Kosovë kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike me rritje prej 15.4 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Komuna e Gjilanit – Dëgjim Publik për punësim të personave me nevoja të veçanta

Komuna e Gjilanit – Dëgjim Publik për punësim të personave me nevoja të veçanta

Kosto shtesë në prodhim

Kjo rritje rrit edhe kostot e prodhimit, thotë Sylejman Konushevci, pronar i një fabrike të vajit në Kosovë.

“Për momentin, një litër vaj është 1.15 euro deri në 1.20 euro [çmimi i furnizimit]. Ne nuk mund ta ruajmë këtë çmim që e kemi tani me këtë rritje të rrymës që është bërë. Jam i sigurt që një litër vaj do të bëhet deri në 1.30 euro”, thotë Konushevci.

Bindje të ngjashme shpreh edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është lajm i mirë për bizneset. Kjo rritje është një kosto shtesë për prodhuesit vendorë dhe do të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera”, thotë Rafuna.

Për më tepër, shton ai, rritja e tarifave të energjisë elektrike i vendos prodhuesit vendorë në një konkurrencë të padrejtë me kompanitë që eksportojnë në Kosovë.

“Shtetet si Gjermania, Italia, Kroacia – qeveritë e tyre u kanë subvencionuar bizneseve dallimin e çmimit të rritur të energjisë elektrike. Kjo, me automatizëm, nuk ka ndikuar te prodhuesi që të ketë kosto shtesë, që pastaj ta nxjerrë produktin me çmim më të lartë te konsumatori”, thekson ai.

Prodhuesit në Kosovë vazhdimisht janë ankuar për konkurrencë të padrejtë, norma të larta të interesit dhe politika të pafavorshme fiskale.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se për shkak të kësaj gjendjeje, prodhimet vendore janë shpesh më të shtrenjta se ato që importohen.

Rafuna thotë se prodhuesit nuk kanë gjetur përkrahje nga institucionet e shtetit.

“Ka munguar dialogu publiko-privat. Ne jemi duke kërkuar që të vendoset një komunikim i drejtë dhe transparent mes bizneseve dhe Qeverisë. Jemi duke kërkuar që para se të merret ndonjë vendim, të diskutohet me bizneset për t’i ditur efektet që mund t’i ketë një vendim përkatës”, shton Rafuna.

Qeveria e Kosovës, në të kaluarën, ka ndërmarrë disa nisma, si “Super Puna”, e cila i ka subvencionuar pronarët e kompanive, duke ua paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh.

Kryeministri Albin Kurti është zotuar se Qeveria që ai drejton do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët.

“Mbështetja jonë për qytetarë do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë [për shtrenjtimin e rrymës], ku, ndër të tjera, do t’i subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovate në muaj, kurse grupet e cenueshme, siç janë familjet me asistencë sociale, do të kenë trajtim të veçantë”, ka thënë Kurti për gazetarët.

Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Secili konsumator që kursen së paku 5 për qind të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes së kursyer. Ky subvencionim i Qeverisë është ende në fuqi.

Sherifja tregon se faturën e fundit të energjisë elektrike, e ka paguar 32 euro. Me shtrenjtimin prej 15.4 për qind, ajo do t’i rritet për afro 5 euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar se inflacioni do të bjerë në pjesën e dytë të këtij viti. /REL/

Share This:

Tags: çmimet Kosova Shporta
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

13 May 2025
Kulturë

Shqipëria “rrëmbeu” një  vend në finalen e

13 May 2025
Kulturë

VOTO për “Zjerm” në Eurovision!

13 May 2025
Futboll

Futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli, mesazh

13 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Trendafilova në vizitë triditore në Kosovë

12 May 2025

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nis sot vizitën e

Lajme

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh

10 May 2025

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballen me vonesa serioze për shkak të

Futboll Sport

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025

Prishtinë, më 9 maj 2025 – Ekipi i Policisë së Kosovës në futsall, ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.