Shtohen telashet për Sylvinhon, lëndohet edhe Rey Manaj
Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin e Kombëtares shqiptare Sylvinho në prag të ndeshjes së playoffit të Botërorit 2026 me Poloninë në Varshavë me trajnerin kuqezi po shikon që reparti i sulmit të firojë për shkak të dëmtimeve.
Pas Armando Brojës dhe Mirlind Daku, ai që bashkohet në infermierinë e skuadrës kuqezi është pikërisht Rey Manaj.
Sulmuesi shqiptar që nuk ishte i pranishëmn në fitoren e Sivassporit ndaj Hatayaspor ka pësuar një dëmtim muskular në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.
Vetë klubi turk ka konfirmuar dëmtimin e Rey Manajt por pa dhënë detaje të tjera dhe as kohën e rikuperimit të tij teksa theksohet se procesi i riaftësimit të futbollistit po monitorohet nga stafi mjekësor i klubit.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen me Poloninë në 26 mars në Varshavë, shkruan tch.
Nëse do të mund të fitojë këtë përballje atëherë në finale do të luajë kundër Ukrainës dhe Suedisë për ëndrrën historike të Kupës së Botës.
