Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum

Flaka e Janarit – Pena e Flakës 2026 – Lista e poetëve përzgjedhës në “Ora

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh në koma, kampioni i Formula 1 s’është më

Kosova me dy sportistë në lojërat olimpike dimërore “Milano Cortina 2026”

Lajmi i Fundit: Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Kryetari Hyseni, uron kampionët e KF Drita për trofeun e Superkupës së Kosovës

Parashikimi i motit për të hënën, 26 janar 2026

Abdixhiku publikon agjendën e Kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë

Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2026” – “Sytë e Ujkut”:

Muriqi goditi një tifoz në tribuna, sulmuesi kosovar shkoi menjëherë për t’i kërkuar falje

 Shteti blen gati një milion euro instrumente muzikore
Kulturë Muzikë

Shteti blen gati një milion euro instrumente muzikore

10 April 2025 0 Comment 5 min read

AA

Kërkesës për furnizim me instrumente muzikore ia kanë parë hairin edhe disa institucione të tjera kulturore e arsimore.

Kontrata e titulluar “Blerja e instrumenteve muzikore” ka vlerën 943 mijë e 627. Ndër të tjera, shteti do të blejë piano për institucionet qendrore të kulturës, teatrot e qyteteve dhe shtëpitë e kulturës në vlerë prej 504 mijë e 808 eurosh.

Po ashtu, piano për institucionet universitare dhe shkollat e muzikës në vlerë prej 275 mijë e 351 eurosh. Krejt ky furnizim do të bëhet bazuar në raportin e Komisionit për nevoja të instrumenteve. Këtë komision e ka emëruar Ministria e Kulturës

Shteti ka vendosur që me gati një milion euro të pajisë institucione qendrore e lokale të kulturës e të arsimit me instrumente muzikore të reja. Fiks 943 mijë e 627 euro është vlera përgjithshme e kontratës midis Ministrisë së Kulturës dhe një kompanie private – e vetmja që ka aplikuar – për të bërë furnizimin me instrumente.

Filharmonia e Kosovës për herë të parë do të pajiset me instrumente të blera nga shteti. Qysh prej themelimit, tash e çerekshekull, ka funksionuar me instrumente që i ka marrë si donacione. Furnizimit që ka nisur për nevojat e Filharmonisë ia kanë parë hairin edhe institucionet lokale e qendrore të kulturës e të arsimit. 

Sipas kontratës së titulluar “Blerja e instrumenteve muzikore”, shteti do të blejë piano për institucionet qendrore të kulturës, teatrot e qyteteve dhe shtëpitë e kulturës në vlerë prej 504 mijë e 808 eurosh. Po ashtu piano për institucionet universitare dhe shkollat e muzikës në vlerë prej 275 mijë e 351 eurosh. Sa u përket instrumenteve me të goditur, për nevojat e Filharmonisë dhe Operës së Kosovës do të shpenzohen 53 mijë e 950 euro. Me 94 mijë euro do të blihen kontrabas për Filharmoninë dhe me 15 mijë e 320 euro pulte hidraulike për Filharmoninë dhe Operën. 

Në bazë të kontratës do të blihen tre “Grand Piano” me nga 53 mijë e 990 euro. Një do të jetë në shfrytëzim të Filharmonisë së Kosovës, një do të vendoset në Pallatin e Rinisë dhe Sportit dhe tjetra në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, ku viteve të fundit hapësira po shfrytëzohet për mbajtjen e disa festivaleve të muzikës klasike. 

Teatri Kombëtar dhe teatrot e qyteteve bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të pajisen me piano me vlerë prej 23 mijë e 200 eurosh. Me piano të tilla do të pajisen edhe Fakulteti i Arteve në Prishtinë e Pejë.

Të tillë një do ta ketë edhe shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, përderisa të tjerat do të kenë piano në vlera më të ulëta. Një numër i konsiderueshëm për institucionet është edhe ai i pianove dhe pianove elektrike. Te shumat e mëdha hyn edhe çelesta për Filharmoninë e Kosovës në vlerë prej 43 mijë euro. Krejt ky furnizim do të bëhet bazuar në raportin e Komisionit për nevoja të instrumenteve. Këtë komision e ka emëruar Ministria e Kulturës. KOHA ka kërkuar shpjegime e po ashtu edhe raportin nga MKRS-ja, por ky institucion nuk është përgjigjur. 

Dardan Selimaj, i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Filharmonisë së Kosovës, ka thënë se ky institucionin në instrumentariumin e vet ka pasur nevojë për plotësimin e instrumenteve me të goditur ose perkusioneve si vibrafon, marimba në C, gran casa, crotales, kastanjeta, set bateri, crash cymbal, duo piatti, set bongo, set conga, djembe, tambourines, set trekëndësh, guiro, claves woodstick e të tjera. E po ashtu edhe pjesë shoqëruese për këto instrumente. 

“Një pjesë e këtyre instrumenteve Filharmonia i posedon, mirëpo shumica prej tyre nuk janë të përmasave të nevojshme për interpretimin e disa veprave të literaturës së muzikës klasike dhe sidomos asaj bashkëkohore. Përveç këtyre, pjesë e kërkesës ka qenë edhe blerja e kontrabasëve për Filharmoninë, një prej të cilëve është me 5 tela – instrument që Filharmonia nuk e posedon fare – si dhe çelesta që po ashtu nuk e posedon fare, pianoja e re koncertale dhe ajo elektrike”, ka thënë Selimaj. /Koha.net

Share This:

Tags: MKRS
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një

27 January 2026
Arte tjera

Flaka e Janarit – Pena e Flakës

26 January 2026
Lajme

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh

26 January 2026
Uncategorised

Diskutohet roli, sfidat dhe e ardhmja e

26 January 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Kulturë Kuriozitete Lajme

Përfundon restaurimi i Xhamisë në Meshinë të

19 January 2026

Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjegjësisht ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku,

Futboll Sport

MKRS me shkresë zyrtare në drejtim të

16 January 2026

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i ka dërguar email zyrtar Federatës së

Lajme

MKRS thotë se Bekë Berisha nuk mund

15 January 2026

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar pas zgjedhjes së Bekë Berishës si

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.