Saturday 15 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet Oficer Korrektues i Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Cristiano Ronaldo u martua me Georginën

Selvete Sulejmani – Nga pengesat e jetës te triumfi i dijes

Ra në bunar 10 metra të thellë, policët në Shtime e nxjerrin të gjallë 72-vjeçarin

Pritje në kufi, deri në një orë te Dheu i Bardhë

Temperaturarat deri në 37°C: Java fillon sërish shumë e nxehtë, të mërkurën eklips i pjesshëm

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

 Shkruan: Timo Merkuri – POEZIA QË KËRKON MIKUN
Kulturë Lajme Letërsi

Shkruan: Timo Merkuri – POEZIA QË KËRKON MIKUN

21 July 2026 0 Comment 10 min read

AA

POEZIA QË KËRKON MIKUN

(Një analizë ndryshe për poezinë e Sabit Rrustemit, “BRENDA MUNGESËS QË
GËRRYEN”, e cila i përkushtohet poetit të shquar shqiptar, Ali Podrimjes)

Më 21 korrik 2012, diku në rrethinat e Parisit, Ali Podrimja mbylli sytë, larg atdheut, por me poezinë në zemër. Kishte shkuar për të përfaqësuar vendin në një aktivitet poetik ndërkombëtar, dhe ashtu siç jetoi, me fjalën në buzë dhe me dhimbjen në kraharor, u tret në heshtjen e një bote që shpesh nuk ia kuptoi britmën.


Vdekja e tij nuk ishte veç një ndalesë fizike. Ajo qe një trandje për miqtë, për lexuesit, për ata që, edhe pa e njohur nga afër, e kishin ndjerë në mish të poezisë. E ndër ta, më shumë se kushdo, poeti Sabit Rrustemi, miku i tij, që e kishte lartësuar që në të gjallë me vargje përplot respekt e dhembshuri,(të cilat i kam analizuar dhe përfshirë te libri im ” Qasje poezisë së Sabit Rrustemit “) . Por humbja e vërtetë ndodh vetëm kur mungesa bëhet e pakthyeshme. Dhe atëherë fjala e poetit tjetër merr peshën e dyfishtë – bëhet një urë midis kësaj bote dhe asaj që s’e shohim, midis dhimbjes dhe mirënjohjes, midis njeriut dhe legjendës.


Poezia “Brenda mungesës që gërryen” është zëri i një shpirti që nuk dorëzohet para harresës, që i lutet mikut të kthehet qoftë edhe për një çast, për ta trandur sërish botën me frymën e tij. Dhe nëse poezia është një mënyrë për të mbijetuar, për të mos vdekur kurrë, atëherë këtu kemi të bëjmë me një ngjallje, poetike, shpirtërore, të heshtur dhe të thellë.

1.
Dhimbja na gjen të papërgatitur për ikjen e mikut, por jo çdo ikje ka peshën e një fundi. Ka ndarje që nisin të djegin veç pasi heshtja bëhet mënyrë komunikimi. Kështu nis edhe poezia e Sabit Rrustemit me një zë të drojtur, të djegur, që e pranon me vështirësi humbjen e mikut, poetit Ali Podrimja.


Figura e detit të përmallimit përshfaqet si një prani e përflakur ndjeshmërisht, një masë e pafund dhimbjeje që shpërthen pikërisht në çastin kur mungesa bëhet e pakthyeshme. Nuk ka më kthim. Dhe kjo ikje, që ndodhi “në pjesën e pasosur të jetës” në Francë, diku në rrethinat e Parisit, në emër të poezisë, ngjan me një largim hyjnor poetik dhe të përflakur njëkohësisht.

2.
Sa jemi gjallë me mikun është normale ç të shfaqim dhe pendesë, sepse pas vdekjes pendesa nuk e mban më të gjallë njeriun. Vargjet e dyta rrëfejnë një të vërtetë njerëzore, të hidhur: pendesën që vjen kur është vonë. Shoku i gjallë është pranë, por mendja dhe gjuha shpesh janë të pamëshirshme. I ka ndodhur shumë njerëzve të ndodhen në këtë situatë, madje dhe mua, autorit të këtyre rradhëve.

Pas ikjes, natyrshëm fjala kthehet në lot, dhe fakti se ajo që duhej thënë mbeti në heshtje, rëndon si gur në zemër. Rrustemi flet me sinqeritet në jetën e njeriut ndodh që të jenë folur fjalë që s’duhej, e më pas, ato zhurmojnë nga thellësia e vetëdijes.

3.
Mungesa që nuk lejon të shkojmë më tej ose “Mungesa që gërryen” nuk është një zbrazëti e thjeshtë, është një prani e dhimbshme, që gërryen nga brenda, si diçka që kërkon vend në kujtesë, në frymë, në zemër. Mungesa e Aliut nuk lejon as rritje, as përparim: ajo është bërë vendqëndrim, shtëpi e boshatisur, që nuk na lë të dalim prej saj. Ftesa për t’u kthyer është e dëshpëruar, e ngarkuar me një thirrje të mbinatyrshme: “trande për së dyti këtë botë”, thuhet, si të donte të ndodhte një ngritje e dytë e lashtë, një tronditje si e Homerit, ku heronjtë rikthehen nga bota tjetër.

4.
Dashuria që zbulohet veç kur është vonë shfaqet nga poeti si një dashuri të madhe për mikun e tij, por që ndoshta s’u shpreh kurrë plotësisht sa ishte gjallë, por që tash merr trajta të një oqeani të ri. Figura e “lotëve të fjalës” që krijojnë oqean është mbresëlënëse një metaforë që nderon Ali Podrimjen si krijues të thellësisë, të pasionit të papërmbajtshëm, si një njeri që është dashur nga të gjithë, edhe kur s’e kanë ditur. E tash, kur nuk është më, mungesa e tij ka bërë të dukshme atë dashuri që s’kishte marrë emër.

5.
Ka një vlerësim të hidhur për kohën në të cilën jetojmë: “E përçudshme kjo kohë… sa e pështirë”. Kjo nuk është thjesht revoltë poetike, por një shpërthim i dhimbjes për një botë që e ka humbur ndershmërinë, dëlirësinë, çiltërsinë. Në këtë botë, duket se njerëzit si Ali Podrimja nqse janë të drejtpërdrejtë, janë të huaj, të padurueshëm, dhe për këtë arsye… ikin. Vdekja e tij ngjan më shumë me një refuzim të kësaj kohe se sa me një përfundim natyror të jetës. Thua se ikën në shenjë proteste nga një tubim a mbledhje koti.

6.
Përshëndetja e fundit, “O, Bacë… mos vdeksh kurrë”, nuk është vetëm një metaforë poetike. Është një klithmë që vjen nga thellësia e shpirtit të një miku, që nuk pranon të ndahet me atë që e ka dashur si vëlla, si prijës, si poet të shenjtë.
Edhe “Shpirti i Fshehur në pyll” është një figurë e rrallë, një shpirt që s’është i prekshëm lehtë, por që dashuria njerëzore e gjen, e kërkon, dhe e ha si naforën e meshës, si bukë të shenjtë. Sigurisht që kjo figurë e ka origjinën nga pylli ku u gjeti i vdekur Podrimja. Por sërish, edhe kur e kemi ngrënë atë shpirt, në kuptimin metaforik të bashkimit të thellë me kujtimin, prapë “s’do t’ngihemi”. Malli është i pashuar, sepse njeriu i shtrenjtë mungon gjithnjë, sado pranë të jetë përmes kujtimit.

Poezia e Sabit Rrustemit

BRENDA MUNGESËS QË GËRRYEN

(Ali Podrimjes, në një variant të ri)

Nuk e besuam se kaq shumë do na përvëlonte
ai Det Përmallimi
nga kalimi yt i papritur në pjesën e pasosur të jetës

U penduam deri në lot për krejt ato që i folëm
për të gjallë tëndin
pas shpine.

Zor të rritemi tash
brenda mungesës që gërryen
duke u thirrur në ty

Kthehu edhe i’ herë pash t’Lumin
trande për së dyti këtë botë.
Sa njeriu të paska dashur pa e ditur Ti
me lot fjalësh
do ta krijoje një oqean të ri

E përçudshme kjo kohë do thuash
sa e pështirë
fund e krye duhesh dëlirë.

O, Bacë…
mos vdeksh kurrë … se së dashuri
edhe Shpirtin e Fshehur thellë në pyll
do të ta gjejmë për ta ngrënë
… e, prapë s’do t’ngihemi

( 21 korrik 2025 )

__________________________

( Në foto: Ali Podrimja duke lexuar në Manifestimin kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, më 31 janar 2012, në ish sallën e Kuvendit komunal të Gjilanit).

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte Pamore

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026
Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026
Lajme

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026
Lajme

Diplomuan 100 zyrtarë të rinj të Shërbimit

14 August 2026
RELATED Stories for you
Arte Pamore Kulturë

Punimi “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit Jetullah

15 August 2026

Piktori i njohur Jetullah Haliti-Eti, do të merr pjesë në ekspozitën kolektive të artistëve

Lajme

Nga trajnimi te uniforma: Leon Agaj bëhet

14 August 2026

Leon Agaj ka përmbyllur me sukses trajnimin profesional dhe është diplomuar si Oficer Korrektues

Lajme Sport Superliga e Kosovës

Gjilani nis sezonin me fitore, triumfon 3-1

14 August 2026

Gjilani e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Albi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.