Friday 25 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mediat zvicerane raportojnë për mërgimtarin që tejkaloi rrezikshëm trotuarin në Gjilan

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Bachelor të pranuar në vitin

Ambasadori britanik: Politikanët kosovarë të gjejnë zgjidhje para se të skadojë afati nesër

Orav: Kosovës i duhet një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të

Trump i jep lamtumirën Hulk Hoganit me një foto të veçantë

Përpjekja finale për konstituim, ambasadorët e huaj arrijnë në Kuvend

Tejkalim i rrezikshëm përmes trotuar – ndaj kundërvajtësit shqiptohet gjobë dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Ish-zyrtari amerikan Hyland: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të bëhen

Si të mbroheni nga vala e nxehtësisë:

Inspektorët heqin një grumbull mbeturinash në Dardani, i bëjnë thirrje qytetarëve për denoncime

 Shkruan: Timo Merkuri – Ngjyrat e poezitë e Kadriut, Lakos dhe Bajtos
Kulturë Muzikë

Shkruan: Timo Merkuri – Ngjyrat e poezitë e Kadriut, Lakos dhe Bajtos

25 July 2025 0 Comment 7 min read

AA

Qasje e çastit …

Timo Merkuri

NGJYRAT TE POEZITË E KADRIUT, LAKOS DHE BEJKOS

Ndërsa merrem me një sprovë mbi përdorimin e ngjyrave në poezi te libri “Kur vdesin ngjyrat” të Sherafedin Kadriut, befas më vetëtiu mendimi të krahasoja mënyrën e përdorimit të tyre edhe te poetët Natasha Lako e Sadik Bejko, ku për këtë dukuri te Bejko dhe Lako jam shprehur te libri në proces “Tri botë poetike”, por në një këndvështrim tjetër.

Tani, duke e parë më imtësisht këtë dukuri te Kadriu më bien në sy ndryshime thelbësore të përdorimit të ngjyrave prej tyre.
Kështu, në poezinë e Sherafedin Kadriut, (të cilën e kam në duar) ngjyra nuk është thjesht një element stilistik, por shfaqet si një koncept qendror dhe strukturor. Ajo bëhet shtylla ku mbështetet e gjithë ndërtesa poetike e librit “Kur vdesin ngjyrat”. Ngjyra për Kadriun është një qenie që përjeton, vepron, lind dhe vdes, ajo nuk përfaqëson vetëm ndjesi, por edhe dramë, revoltë, shpresë, dritë e errësirë, madje lehtësisht ajo përfaqëson edhe vetë atdheun apo lirinë. Kadriu e vendos ngjyrën në zemër të poezisë, duke e kthyer në një subjekt të vërtetë poetik, që rrëfen gjendjet e individit dhe shoqërisë.

Ndërkohë krejt ndryshe përdoret tek Natasha Lako, ku ngjyra është më e përmbajtur, më femërore, më intime. Ajo është e pranishme jo si koncept qendror, por si element ndjesor, që ndriçon kujtesën, përjetimet e brendshme dhe botën shpirtërore (kryesisht) të gruas dhe njeriut. Ngjyra në poezinë e Lakos ka tipare të pikturshme: ajo nuk shpërthen, por vezullon si një dritë e brendshme që përshkon vargun. Ngjyra në poezitë e saj shfaqet me butësi femërore, me sens nostalgjik apo estetik, duke i dhënë poezisë një atmosferë delikate dhe mjaft të ndjeshme. Kështu, në poezitë e Lakos ngjyra bëhet pjesë e intimitetit, një mjet që komunikon në heshtje, pa fjalë, për të evokuar përvoja që nuk mund të thuhen ndryshe.
Ndryshe nga të dy, Sadik Bejko e përdor ngjyrën si kod kritik dhe si mjet tensioni poetik. Çuditërisht ai përdor përgjithësisht ngjyrën e errët, e cila shërben për të kontrastuar realitetin, për të vënë në dukje absurditetin, irealitetin apo falsitetin ideologjik. Ngjyra tek Bejko është e pranishme në hije, në ngjyrosje të zbehta që flasin për një botë të zymtë në brendësi, për një realitet të maskuar. Ajo nuk është as dekor dhe as përshkrim, por simbol i përplasjes midis iluzionit, reklamës dhe së vërtetës, midis asaj që thuhet dhe asaj që është.

Pra, në këtë krahasim, vëmë re se secili poet ka ndërtuar një raport unik me ngjyrën: Sherafedin Kadriu e bën ngjyrën personazh dhe filozofi poetike,Natasha Lako e trajton ngjyrën si prekje e brendshme ndjesore dhe estetike ndërsa Sadik Bejko e përdor ngjyrën si kod figurativ për kritikë dhe tension të përmbajtur.
Mirëpo ndërsa kjo analizë ndalet tek funksioni i ngjyrës si element stilistik e përfaqësues i botës poetike të secilit autor, duke theksuar dallimet në përdorim : Kadriu si strukturues i përvojës kolektive, Lako si ndërtuese e gjendjeve ndjesore dhe Bejko si zbulues i tensioneve përmes zhveshjes së ngjyrës, mendojmë se duhet një analizë më e thelluar që të shkojë përtej funksionalitetit dhe të eksplorojë ngjyrën si shenjë të vizionit estetik e filozofik të këtyre tre poetëve. Kështu, ngjyra nuk është më vetëm shprehje artistike, por bëhet mënyrë e të jetuarit, e të ndjerit dhe të konceptuarit të botës poetike. Ndaj themi se:

Te Sherafedin Kadriu, ngjyra bëhet një sistem i tërë domethëniesh, që artikulohet në mënyrë të ndërgjegjshme në strukturën e librit. Ajo shfaq jo vetëm realitete, por edhe gjendje të brendshme shpirtërore, ndjenja kolektive, drama historike dhe etike. Është një ngjyrë që flet me zë të lartë, që përballon peshën e përvojës njerëzore, është një ngjyrë që ka forcë dhe kurajo.

Te Natasha Lako, ngjyra është më tepër shkëlqim i brendshëm sesa dritë e jashtme. Ajo nuk ndërton struktura, por lëviz përmes ndjenjës, depërton në qelizën e kujtesë dhe përçon një ndjesi të qetë (Lako është poete e toneve të ulëta, pavarësisht se vargu “ulërin” në heshtje) e të pakapshëm nga logjika e drejtpërdrejtë. Ngjyra e saj është e heshtur, por është e plotë , një mënyrë që jep ndjesinë e kohës, të humbjes apo të një dashurie që flet pa fjalë.

Ndërkohë, te Sadik Bejko ngjyra është më shumë një sinjal alarmi, një paralajmërim për prishjen e një harmonie (të deklaruar) midis njeriut dhe botës. Ajo shërben për të vënë në dukje thyerjet e perceptimit, për të krijuar madje dhe efekt ironik ose shpalosur tensionin mes realitetit të dukshëm dhe kuptimit të thellë. Ngjyra tek Bejko shpesh zbehet, fshihet, errësohet, duke reflektuar një botë që ka humbur kuptimin e vet origjinal.

Në këtë mënyrë, ndonëse të tre poetët përdorin të njëjtin element: ngjyrën, secili e bën këtë në mënyrën e vetë, duke e kthyer atë në mjet shprehjeje të identitetit poetik personal. Kjo shumësi dhe llojshmëri përdorimesh dëshmon për mundësitë e shumta që poezia ofron, kur një element i zakonshëm si ngjyra bëhet udhëheqës i ndjenjës, mendimit apo kritikës. Këto tri qasje janë jo vetëm mënyra të ndryshme të ndërtimit poetik, por edhe pasqyrim i tri mënyrave të të jetuarit për të ndjerë realitetin.

Këto janë tri mënyra të ndryshme të përdorimit të ngjyrës në poezi, të cilat pasqyrojnë ndjeshmëri, botëkuptime dhe qëllime estetike të ndryshme: tek Kadriu ngjyra strukturon përvojën dhe historinë; tek Lako ajo shfaqet si ndriçim i brendshëm ndjesor; ndërsa tek Bejko bëhet shenjë e kritikës së realitetit. Megjithatë, përtej dallimeve, i bashkon një e përbashkët thelbësore: të tria përfaqësojnë risi poetike, pasi (mendoj) vendosin ngjyrën në qendër të ndërtimit poetik jo thjesht si zbukurim, por si mjet domethënieje, ndjenje dhe reflektimi, duke e ngritur atë në një element krijues me vlerë të veçantë në poezinë shqipe moderne.

(Sarandë, prill 2025)

Share This:

Tags: Agmia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Mediat zvicerane raportojnë për mërgimtarin që tejkaloi

25 July 2025
Kulturë

Shkruan: Timo Merkuri – Ngjyrat e poezitë

25 July 2025
Marketing

Drejtoria e Adminitratës Publike – Prezanton: Kalendarin

25 July 2025
Lajme

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për

25 July 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Timo MËRKURI – NGJYRAT E POEZISË SË

19 April 2025

( Për librin me poezi në dorëshkrim të shkrimtarit Sherafedin Kadriu, KUR VDESIN NGJYRAT)

Kulturë Letërsi

Doli numri i ri, 42, i revistës

23 April 2024

NUMRI MË TË RI – NUMRIN 42 I REVISTËS LETRARE – KULTURORE “A G

Arte Pamore Film Kulturë Letërsi Muzikë Teatër

Shkruan: Sabit Rrustemi: – Tri dekada të

25 January 2024

Këtu e tridhjetë vite më parë, nisi rrugëtimin Revista Letrare – Kulturore “Agmia”, dhe

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.