Wednesday 10 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Dr. sc. Islam Zuzaku, me sukses mbrojti disertacionin e doktoratës në kimi

Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve të

Hapet ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, Osmani: Nuk do të lejojmë që krimet të harrohen

Shkruan: Mr. Refik Hasani – 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

Në 80-vjetorin e lindjes, do të promovohet libri që pasqyron portretin e Ibrahim Kadriut

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Presidentja Osmani e pret Presidentin Bajram Begaj: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës votuese

Ekipi i DRP-Gjilan nderohet me trofe dhe mirënjohje në turneun kushtuar 24 heronjve të Policisë

 Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm! – Shumë fajtorë, pak dënime dhe lekë asnjë!
Lajme

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm! – Shumë fajtorë, pak dënime dhe lekë asnjë!

24 August 2023 0 Comment 8 min read

AA

Dy fjalë për ”hajdutërinë”

Tridhjetëvjet e “xhvatën” vendin

Respekt për ”Ali Asllanin”

Se kësaj ”rrace” i vu emrin!

S.B

Çakej që nuk ngopen edhe kur nuk kanë uri. Shqipërinë e varfëruan e shqiptarët i larguan, tradhëtarin e bënë hero dhe heroin tradhëtar. Kohë e hajdutëve që duket sikur nuk kanë të mbaruar.

Shkruan: Silvana BEGAJ – Stokholm (Suedi)

Nga mbiu e u kultivua kjo farë e keqe?

Kush i përzgjedh këta hajdut e kush i promovon? Kush u jep poste të larta në drejtimin e ekonomisë dhe shtetit?

Vërtet përgjegjësia është personale, por po ata që i përzgjedhin nuk kanë përgjegjësi?

Pse zgjidhen pikërisht këta që për punët që u kërkon posti dhe detyra janë “tuhaf” kurse si hajdutë shkëlqejnë?

A ka sot shqipëtar që në zyrat e shtetit të tij ti zgjidhin problemet pa paguar? Të shkollohet pa paguar? Të mjekohet pa paguar? … Ku dhe si e humbëm ndërgjegjësimin publik dhe mirësinë?

Korrupsioni ka shtrirë metastazat si kancer në çdo qelizë të formacionit ekonomiko-shoqëror. Pasojat e tij po i vuan shoqëria jonë në çdo etapë: Që nga krimet e mëdha e deri tek bullizimet e fëmijëve dhe të të rinjve, krimet banale.

Korrupsioni ka sjellë ikjen masive dhe varfërimin e popullsisë. Vret ambicie dhe ëndrra! Stimulon që të ëndërrojnë pasurimin e shpejtë si të vetmen mënyrë që njohin.

Nga korrupsioni shikon pensionistë me një pension të barazvlefshëm me recetën e ilaçeve dhe një adoleshent me një makinë që nuk ka rrogë që e mbulon. Po fondet për individët me aftësi të kufizuar që shkojnë për xhepat masiv të të pangopurve, a mban njëri përgjegjësi?

Korrupsioni po falimenton biznesmen të ndershëm që prodhojnë vende pune dhe po fuqizon hajdutë e kriminel me biznese fantazëm që çdo përfitim e kanë personal. Po dënon me akuza të lehta barkmëdhenjtë e pangopur të vjedhjeve masive dhe po gjobit çdo familje shqiptare me nga një taksë të re.

Korrupsioni prishi uzina, fabrika. Shiti pasuritë natyrore mbi dhe nëntokësore si: naftën dhe mineralet. Shkatërroi infrastrukturën arsimore si: tekste e laboratore. Përzuri personelin e aftë e idealistë dhe i zëvendësoi me të paaftë e matrapazë. Shkatërroi infrastrukturën e bujqësisë dhe blegtorisë. Nxiti bandat dhe krimin.

Vetëm në zyrat e shtetit shqipëtar ndodh që zyrtari të pret vetullngrysur po i shkove pa zarf edhe pse punë nuk të zgjidh kurrë. Ku është parë kaq paaftësi sa në zyrat e shtetit tonë?

Në çdo vend nëse cënohet e drejta e një qytetari ambasada e atij vendi ngrihet në këmbë. Kurse shqipëtarët torturohen, përbuzen, vriten, nuk iu njihet e drejta dhe ambasadat tona nuk reagojnë.

Ama u tund Greqia për një Beler grek nga Labëria. Kjo Greqi që ka bërë dhe bënë çdo të zezë ndaj shtetasve shqiptarë dhe askush nuk flet!

Greqia! Ky vend që merakoset për të drejtat e njeriut.

Në zullumin e korrupsionit dhe zhvatjes nuk kanë ngelur prapa as media me disa gazetaruc gjoja të zotë. Tigra kartoni që me gazetarinë e tyre nuk kanë arritur asnjëherë të kapërcejnë hijen e pemës së interesit të tyre. Lidhjet e fshehta me politikën dhe politikanët e korruptuar dhe pagesat e majme që marrin për dizinformim nuk mund t´i lejojë që të bardhës ti thonë e bardhë e të zezës e zezë. Sigurisht që nuk mund të mohojmë që ka dhe media apo individë që punojnë me ndershmëri dhe idealizëm pavarësisht kostove.

Investimet maten me milionat e hedhura (vjedhura), por kurrë me sasinë dhe volumet e punëve të realizuara, pa përmendur cilësinë që dallon sa të hedhësh një sy.

Vjedhje me fondet e IPARDIT, vjedhje me inceneratorët, vjedhje me QSUT, vjedhje në çdo projekt e tender, vjedhje në cdo zyrë … Akoma nuk u ngopët?

Kur do të marrë fund kjo gjendje ku ka 30 vite me premtime dhe çdo herë i dyti vjedh më shumë se i pari?

Po! Vendi jonë po bën ndryshim! Çakalli i madh, më i gjati i tyre po e hedh në shesh të burrave këdo që vjedh. Turma ekzaltohet, gëzohet me show-n dhe në fund janë të gjithë të kënaqur dhe të varfër. Të korruptuarit dinë sesi ta mbrojnë njëri tjetrin në kohë të vështira.

Vërtet është koha e çakejve! Koha e maskarenjve! Por ta dini mirë se populli nuk u fal! Do vijë një ditë që do të hapen defteret.

Si ka thënë dhe Birçe Hasko:- ” Ato që nuk lahen në vend shënohen në defter”!

Është koha për patriotët e vërtetë, idealistët, njerëzit e ndershëm që e duan këtë vend.

Vendin më të bukur në botë!

Share This:

Tags: Silvana Begaj Stokholm
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Dr. sc. Islam Zuzaku, me sukses mbrojti

10 December 2025
Futboll

Presidenti Begaj në Prishtinë: 50 vjet Akademi

10 December 2025
Lajme

Hamza: Një prej vendimeve të para do

10 December 2025
Uncategorised

SHBA-ja do t’u kërkojë turistëve historikun 5-vjeçar

10 December 2025
RELATED Stories for you
Opinione

Shkruan Silvana Begaj, Suedi: – “Paketa e

31 October 2025

Nga: Një shqiptare në mërgim, por me shpirtin në Shqipëri. Dhe ndoshta nga çdo

Shëndeti

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin,

9 October 2025

Shkruan: Silvana Begaj: Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! As

Opinione

Shkruan: Silvana Begaj, Stokholm – Ejani të

30 April 2025

Ejani të votojmë, Se edhe heshtja lodhet një ditë! Ka më shumë kandidatë për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.