Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Manchester United mund të sjellë yje të mëdhenj pas mbylljes së afatit kalimtar

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në histori në Top 5-en europiane për Këpucën e

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person dërgohet në spital

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar komunal në Gjilan

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

 Shkruan Sabit Rrustemi: – Shkrimtari ynë i nderuar, Ismail Kadare
Arte tjera Kulturë

Shkruan Sabit Rrustemi: – Shkrimtari ynë i nderuar, Ismail Kadare

30 January 2024 0 Comment 10 min read

AA

Jam rritur e frymëzuar nga veprat e tua, pa të pa nga afër e pa të përshëndetur, por duke të lexuar e duke u përmbushur shpirtërisht, përkundër pamundësisë për t’u takuar edhe fizikisht.

Si gjimnazist i qytetit tim, Gjilanit, pata shkruar një vjershë për ty, n’atë vogëlsinë time të atëhershme, dhe ajo, për fatin tim të mirë u patë botuar me pak shkurtime në gazetën e përditshme të Kosovës, “Rilindja”, e cila ka kohë që nuk botohet.

Kur isha student i Fakultetit filozofik, dega e letërsisë dhe gjuhës shqipe, më 1980, Ti erdhe në Kosovë dhe, në kryeqendrën tone – Prishtinën dhe, ne, një grup studentësh, erdhëm dhe të takuam në hotelin Grand, duke ia ditur për nderë shkrimtarit Mirko Gashi, i cili i tha recepcionistit, ” o le t’vijë ai këtu poshtë, o po shkojmë ne atje lartë”.

Shkruan Sabit Rrustemi:

Dhe zbritët bashkë me Helenën e mikun tuaj që tash si Mirkoja, i takon amshimit, Azem Shkrelin.
Ndenjëm e u çmallëm me ju për së paku gjysmë ore. Anise, ajo dëshirë jona për një mbrëmje me shkrimtarin Kadare, në hapësirat e fakultetit tonë nuk u përmbush, aspak nuk u zhgënjyem nga ti… a, nga të tjerët që s’mund të dilnin nga protokoli i vizitës sate, po… .

Megjithatë, shfrytëzuam atë takim për fotografi, dy filma me nga 36 poza i mbushëm, por, në një studio fotografike, aty afër hotelit, “dolën” të djegura. Se si e qysh, një Zot e di, por ne dyshonim se në djegien e tyre, (tash pa thonjëza), kishte gisht UDB-ja serbe që na vështronte përmes piujve të saj, kahdo që lëviznim a frymonim.

U dëshpëruam vetëm nga ai akt qyqar, por ç’e do… . Pas disa muajve, në pranverën e vitit 1981, ndodhi ajo që ndodhi… dhe, shumëçka ndryshoi mes nesh. Fatmirësisht, Ti nuk na harrove.

Përmes valëve të Radio Tiranës së asaj kohe, ne i dëgjuam përshtypjet tuaja për Kosovën dhe, veçmas për Shpellën e Gadimes. Dhe, jetonim me to, mbusheshim energji e vazhdonim ecjen vertikale, qëndresën…

Kur po vuaja brenda grilave, në burgun e Prishtinës, (që tashmë po kthehet në muzeun e ruajtjes së vuajtjeve dhe maltretimeve tona deri në martirizim për lirinë e Kosovës), në verën e atij viti, prapë s’mbeta pa Ty.

Nën dyshekun e një krevati prej hekuri, një profesor i asaj kohe, që ishte gjendur në dhomën numër shtatë, (Isa Demaj), i kishte ndarë prej gazetës “Rilindja”, një për një, vazhdimet e romanit “Prilli I thyer”, i kishte lexuar sa herë dhe ashtu të paluara i kishte lënë aty nën dyshek, e të cilat i pashë dhe për dy javë isha me ty, duke i lexuar nga dy e dy për çdo ditë, anise mund t’i lexoja dhe për dy ditë… po ç’të bëja pastaj?

Falë atyre copëzave të gazetës, për dy javë unë harrova ku ndodhesha, sepse isha brenda atyre ngjarjeve, sa rrënqethëse, sa reale e, poaq dhe artistike që më bënë për vete me ashpërsinë dhe jetën e rëndë të veriut shqiptar, i cili assesi të çlirohej nga kthetrat e hakmarrjes.

Vite më vonë, udhëve gjysmëlegale, na erdhi tregimi yt “Baladë për vrasjen e J. G, e cila i dha hov, ritmit tonë për liri e pavarësi.

Nuk munguan shumë ato vite, e, na erdhën, ashtu si erdhën, edhe “Krushit janë të ngrirë”, “Tri këngë zie për Kosovën”, … e tituj të tjerë të rinjë, që ne i lexonim thuaja me një frymë, nga frika se mos mbesnim pa to, se mund të na i merrte ajo korba famëkeqe që e përmenda më lart.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, isha nja katër – a pesë herë deri në Tiranë, po Ti, s’ishe aty. Të kish rrëmbyer Parisi dhe, nga andej na vije po përmes librave, si në vitet tetëdhjeta, nga Tirana, përmes ajrit e frymës sate nëpër libra dhe, dashurisë që shtohej e shtohej për artin që na e falje përmes shpirtit Tënd prej Njeriu e shkrimtari.

Në kohën e luftës së Kosovës, Ti ishe zëri ynë, kudo që ndodheshe, zëri më autentik i Kosovës, sikur t’kishe jetuar gjithë kohën me ne. Natyrisht, edhe pjesë e asaj lirie që erdhi dhe e gëzojmë sot.

Andaj, s’vonove dhe erdhe në Prishtinë, në një Panair libri, që ish dhe Panairi i parë në liri.
Nuk t’u afrova, të kundroja nga një afërsi jo dhe aq e largët. Se si ta prekja, si ta përqafoja shkrimtarin të cilin e kisha adhuruar deri në hyjni.
E, a preket Hyji Yt ?
Jo…
S’e, kisha drojë që më prishej krejt ajo Kullë adhurimesh që e kisha ngritur nëpër vite.
Para pak muajsh, kur erdhëm në Tiranë, përkatësisht në një pjesë të Kosovës që nuk ndodhet dhe aq larg teje, nuk “guxova” të të afrohem më shumë, pikërisht që t’mos mbesja pa atë Hyjin që e kisha krijuar përmes ëndërrimeve të mia, që kur e kisha lexuar romanin “Kronikë në gurë”, “Gjenerali … “ e gjithë të tjerët që erdhën varg e varg.

Nuk doja as ta merrja fjalën, po një mik i përbashkët yni, ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, më ftoi dhe, nuk mund t’i thoja “s’po flas”, nga respketi, edhe për të dhe krejt ato që i ka bërë për ty… plus, nderimi që pata fatin ta realizonim: dhënien e Çmimit letrar “Beqir Musliu”, çmim që jepet për vlera të mirëfillta letrare dhe, Ti u ndjeve aq mirë sa e shprehe me fjalët që u shqiptuan nga buzët Tua: Kjo është një orë e lumtur për mua.

E, si mos të flisja pastaj, unë?
Fola… po nuk e di çka fola. Mbase dhe diçka prej këtyre që i shkrova…
Para pak ditësh mora vesh se do t’vije këto ditë edhe në qytetin tim, në kryeqendrën e Kosovës Lindore, Gjilanin, prej nga dolën shkrimtarë si Beqir Musliu, Mirko Gashi, Musa Ramadani… e të tjerë, por edhe luftëtarë e trima si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani… e plot e plot burra, gra, të ri e të reja që punuan e u angazhuan për këtë vend dhe breza të rinj që po vijnë.

Ndihem i lumtur, se sadopak, komuna ime, qyteti im, po bën diçka për Ty, e që është e vockël, shumë e vockël nga ajo që na dhe e po na e lë si trashëgimi.

Po Ti, shkrimtari im, prapë po bën më shumë për ne: po e nderon një manifestim kombëtar kulture, “Flakën e Janarit”, që i përkushtohet gjithë martirëve, dëshmorëve e herojve të kombit, si dhe figurave të shquara të hapësirës shqiptare që dhanë gjënë më të shtrenjtë për këto troje iliro-dardane.


Ky nderim Yti, ka peshë të rëndë dhe është aq i vlefshëm, sa dheu i kësaj Toke.
Sot, në Ditëlindjen Tënde, ç’të them, përpos fjalës: Gëzuar ?
Hë…?
Pos: t’paçim mes nesh, e nëpër brezat e kësaj kohe, e kohëve që do t’vijnë, përgjithmonë…

Rrezja e Çepurit/ Zhegër, 28 janar 2024

Share This:

Tags: Flaka e Janarit Ismail Kadare Sabit Rrustemi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Manchester United mund të sjellë yje të

4 February 2026
Futboll

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në

4 February 2026
Ekonomi

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë,

4 February 2026
Ciceroni

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e

4 February 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Featured Kulturë Lajme Letërsi Librari

“Flaka e Janarit 2026″ – 30 vjetori

24 January 2026

Kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”- 2026, edhe këtë të shtune

Lajme

Ecja tradicionale në nderim të të rënëve

19 January 2026

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që po organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës

Kulturë Kuriozitete Letërsi

Dorëshkrime të panjohura të Kadaresë, ekspozohen për

18 February 2025

Letërkëmbime dhe dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit Ismail Kadare janë bërë publike për herë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.