Wednesday 4 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

Spitali i Gjilanit nis për herë të parë ndërhyrjet për vendosjen e protezave të gjurit

Uncategorised

Jusuf Gërvalla,  mjeshtër i teksteve përmbajtjesore muzikore, me pasuri të mëdha melodike, ritmike e harmonike, sikundër edhe për larmi  tematike

30 January 2024 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan. 29 janar 2024.  Në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit”,  në objektin e Muzeut të Qytetit është mbajtur një ngjarje e këndshme kulturore me vargjet dhe tingujt e Jusuf Gërvallës, në 42-vjetorin e vrasjes tinëzare të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, me këtë rast në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, ka thënë se po përmbushet synimi i “Flakës së Janarit” që të ofrojë para publikut vlera të mirëfillta kulturore dhe të arriturat origjinale të vitit të fundit në shtyllat kryesore të këtij manifestimi, duke nderuar janarët e flaktë dhe figurat emblematike. Nënkryetarja Morina – Bunjaku, ka thënë se “Këngët e Jusufit” janë vlerë në vazhdën e manifestimit, që e bënë Gjilanin qendër të kulturës në Kosovë.

“Në 38-vjetorin e “Flakës së Janarit” në Gjilani do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i ynë i njohur Ismajl Kadare, bashkë me bashkëshorten e tij e shkrimtaren Elena Kadare. “Flaka…” çdo ditë e më shumë po pasurohet”, ka thënë nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, që ka falënderuar muzikantët dhe profesorët e pranishëm, sikurse edhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri.

Fillimisht janë lexuar poezi të Jufuf Gërvallës e më pas këngët e këtij personaliteti shumëdimensional i kanë kënduar Mehmetali Arifi – “Do të kthehem nënë”,  “Kënga e bilbilit” – Adhurim Rasimi, “Maji” – Hekuran Bllaca, “Vendlindjes” – Burim Demiri, “Njeri ku je” – Mehmetali Arifi, të përcjella nga Formacioni Orkestral në përbërje Mentor Latifi – Fizharmonikë, Burim Demiri – piano, Mehmetali Arifi – kitarë, Hekuran Bllaca – kajon, kurse me një vështrim kritik për këto këngë është paraqitur, profesori, publicisti e kritiku i muzikës , Sami Piraj, i cili ka thënë se Jusuf Gërvalla ka lënë një pasur të madhe të këngëve nga zhanri i muzikës së lehtë, të cilat përpos teksteve përmbajtjesore muzikore, shquhen edhe për pasuri të mëdha melodike, ritmike e harmonike, sikundër edhe për larmi  tematike. Piraj është paraqitur me një vështrim për secilën këngë të Jusuf Gërvallës, e cila më pas këndohej e publiku, vështrimin, por edhe performancën i përcillte më duartrokitje të gjata.

E pranishme në këtë ngjarje kulturore, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës, ka thënë se ishte ky një moment  dhe  jashtëzakonshëm ajo ka ndarë disa të pathëna, duke thënë se kënga “Maji” është më personalja nga të gjitha këngët e Jusuf Gërvallës. Ajo tha se në familjen e saj kishte me bollëk dashuri, shumë muzikë e shumë mall, për ata që ishin e ata që nuk ishin. Ajo ka shpalosur ngjarje nga familja Gërvalla, duke thënë se ai në dy vitet e fundit të jetës së tij kishte lënë veprimtarinë artistike e muzikore dhe ishte përqendruar me tërë qenien në veprimtarinë kombëtare. Ai mision të tijin e kishte bashkimin e të gjithë shqiptarëve në luftën e përbashkët kundër okupimit dhe për çlirimin e vendit.

“Sa më shumë që dëgjojmë për Jusuf Gërvallën lirik dhe të frymëzuar nga jeta, nga Duboviku,  nga figura qendrore e tërë jetës së tij – nëna Ajshe, aq më shumë vërehet ai vullkan që ndodhi brenda tij që shpërtheu në forma krejt të tjera”, ka thënë Donika Gërvalla, që tha se ai gjithmonë e kishte parasysh nënën Ajshe, andaj kënga “Do të kthehem nënë” është shumë e veçantë. Ajo tha se më bukur se sa këtu ka vetëm edhe një rast t’a ngrisim këtë ngjarje edhe më shumë e kjo do të ishte në ditëlindjen e Jusuf Gërvallës, që së bashku të festohet më 1 tetor në Kullën e tij, aty ku jetojnë ata që e njohin edhe më mirë Jusuf Gërvallën.

Burim Demri, ka thënë se që nga viti i ardhshëm do të pasurohet kjo ngjarje me aktivitete të tjera muzikore, me mbrëmje të veçantë, koncert me këngët e Jusuf Gërvallës, në vitin tjetër me këngët e Jusufit dhe ata autorë që bënë këngë për Jusufin e së fundi edhe me këngë të reja që do të krijohen për Jusuf Gërvallën.

Aktivitetet e “Flakës së Janarit 2024” do të vazhdojnë me “Fest Flakën” dhe “Penën e Flakës”.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026
Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026
Champions League

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani

3 November 2026
Lajme

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje”

3 November 2026
RELATED Stories for you
Arte tjera Film Kulturë Muzikë Teatër

“Nxito e kthehu” – fjalët e fundit

4 November 2026

Në shtratin e vdekjes, i sëmurë rëndë nga kanceri, Humphrey Bogart i tha gruas

Lajme

Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund

3 November 2026

Manchester United ka arritur të bëjë një nga rikthimet më të mëdha, duke përmbyrsur

Champions League Futboll Sport

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani

3 November 2026

Futbollisti kosovar Erblin Osmani është përfshirë në listën e Bayern Munichut për ndeshjen e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.